Kush zgjohet herët e siguron kënaqësinë dhe shëndetin për një kohë të gjatë
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 23 February 2018
Tipat e mëngjesit flenë më gjatë dhe në mënyrë më kualitative, janë më të kënaqur dhe më shpesh më aktivë fizikisht se sa e kundërta e tyre – “zogjtë e natës”. Gjëja e mirë është që të gjithë mund të bëhen zogj të hershëm.
Ata që zgjohen më herët kanë imunitet më të mirë dhe janë më optimistë se sa “zogjtë e natës”, ka treguar hulumtimi i Universitetit Toronto në 700 njerëz. Arsyeja e kësaj fshihet në sasinë e gjumit, sepse tipat e mëngjesit mesatarisht flenë më gjatë dhe në mënyrë më kualitative dhe janë më aktivë fizikisht. Lajmi i mirë është që shumica e njerëzve gjatë periudhës së punës shndërrohen në zogj të hershëm, sepse në të kundërtën nuk do të mund të duronin ritmin e javës së punës, shkruan Daily Mail.
“Përveç kësaj, shoqëria jonë është e organizuar ashtu që më shumë t’i përgjigjet orës biologjike të tipave të mëngjesit, ndërsa ata që dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë të zgjuar janë të palumtur sepse duhet të zgjohen për punë, derisa më me qejf do të kishin fjetur”, – ka përfunduar udhëheqësi i studimit, Renee Biss, transmeton koha.net.
Hulumtimi ka zbuluar që vetëm shtatë për qind e adoleshentëve janë “tipa të mëngjesit”, derisa shumica e njerëzve në vitet e 60-ta më së shpeshti zgjohen në agim. Vetëm shtatë për qind e njerëzve nën 60 vjeç do ta quanin veten “zogj të natës”.
“Ekziston mënyra natyrale me të cilën tipat e natës mund të shndërrohen në zogj të mëngjesit dhe kjo është që gjatë javës t’i ekspozohen më shumë dritës, ta ndjekin orarin fiks dhe një kohë ta detyrojnë veten të shkojnë më herët në shtrat dhe të zgjohen më herët”, – ka shtuar Biss.
Të tjera
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...