Shëndetësi

Pajisja që mund t’ju shpëtojë nga infarkti

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 21 February 2018
Në raste infarkti, personat që janë pranë të sëmurit duhet ti bëjnë patjetër sa më parë masazh kardiak, por jo të gjithë janë të njohur me teknikën dhe mund ta bëjnë më shpejt ose më ngadalë se sa nevojitet, duke mos dhënë 100% të efektit.

Por një pajisje e re, e automatizuar mund të vijë në ndihmë në të tilla raste.

E quajtur “Autopulse”, ajo është krijuar nga Zoll Medical dhe mund të jetë e ardhmja e masazheve kardiake në ambulanca, por edhe mund të përdoren në shtëpi.

Ajo vendoset përreth kraharorit të pacientit dhe pajisja ngushtohet automatikisht aq sa është e nevojshme, e më pas fillon edhe masazhin kardiak.

-Advertisement-

Edhe përse është shpikur vite më parë ajo ende nuk është shpërhapur masivisht, për shkak të çmimit të saj të kripur që shkon mbi 5000 dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera