Anulohen seancat e kësaj jave ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin ‘Toka’
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 13 February 2018
Pasi ka dështuar të mbahet seanca e së martës në gjykimin ndaj ish-deputetit Azem Syla dhe të tjerëve, të akuzuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, në rastin e njohur “Toka”, edhe dy seancat e tjera të parapara për këtë javë, janë anuluar.
Anulimin e këtyre seancave e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i të akuzuarit Shpresim Uka, avokati Afrim Salihu.
Ai ka deklaruar se gjatë ditës së martë, kanë pranuar një SMS, siç ka thënë nga njësia mobile e gjyqtarëve të EULEX-it, përmes të cilit janë informuar se dy seancat, më 14 dhe 15 shkurt, janë anuluar.
“Përmes SMS-it na kanë konfirmuar, të nderuar avokatë lajmëroni edhe tjerët se seancat e nesërme dhe pasnesër nuk do të mbahen, arsyet nuk i kanë cek, mirëpo na kanë njoftuar vetëm se këto dy seanca do të shtyhen”, ka thënë avokati Salihu.
Ai ka thënë gjithashtu se nuk dihet se kur pritet të caktohet seancat e radhës në këtë rast.
Ndryshe, për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Azem Syla, është shtyrë seanca e së martës në gjykimin e rastit “Toka”.
Fillimisht kjo seancë, ishte paraparë të fillojë nga ora 10:00, mirëpo ajo ishte shtyrë për 45 minuta, pasi në mëngjes Syla ishte dërguar në spital.
Por, as pas kësaj, seanca e së martës nuk është mbajtur, pasi sipas kryetarit të trupit gjykues, Pekto Petkov, gjykata ka pranuar dokumentacionin në të cilin konstatohen problemet shëndetësore të Azem Sylës.
“Kjo seancë do të shtyhet. Kemi pranuar dhe përkthyer dokumentacionin mjekësor të Azem Sylës. Më vonë do të marrim hapa të mëtejshëm sa i përket gjendjes shëndetësore të Azem Sylës, për të parë nëse gjendja e tij shëndetësore është e përshtatshme me kushtet e paraburgimit apo do të ketë mundësi të kontrollohet nga ndonjë mjek kujdestar”, ka deklaruar gjykatësi i EULEX-it, Petkov.
Ai ka shtuar se më vonë do të informohen palët në procedurë, nëse do të mbahen seancat e parapara për nesër dhe pasnesër.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.
Bashkë me Sylën akuzohet edhe Shaban Syla, Ilaz Syla, Mexhid Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Nuhi Uka, Shqipe Maxhuni, Edvard Gashi, Sabedin Haxhiu, Ramadan Uka, Avdyrrhaman Brajshori, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha
Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.
Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive.
Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.
Ndryshe, më 12,13 dhe 15 dhjetor 2016, ishte mbajtur seanca fillestare, në këtë rast, në të cilin Azem Syla dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohen.
Pas seancave fillestare, mbrojtja brenda afatit prej 30 ditësh, kishte paraqitur kundërshtimet e tyre për provat dhe kërkesat për hedhjen e aktakuzës.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arkadiusz Sedek, pasi kishte pranuar kundërshtimet e mbrojtjes, kishte refuzuar të njëjtat dhe më 4 prill 2017, kishte konfirmuar aktakuzën në shkallën e parë.
Mbrojtja kishte vazhduar të kërkoi rrëzimin e aktakuzës së prokurorisë, duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit, pas vendimit të gjykatësit Sedek për konfirmimin e aktakuzës, të cilin e ka konsideruar atë si vendim të padrejtë.
Gjykata e Apelit, më 26 tetor 2017, ka nxjerrë aktvendim me të cilin kishte konfirmuar vendimin e shkallës së parë dhe në këtë mënyrë ka lënë në fuqi aktakuzën e Prokurorisë Speciale të 24 tetor të vitit 2016./Betimiperdrejtesi
Të tjera
-
“Në veri një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin”
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha...
-
Hakerët e Rusisë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës, atë të Presidencës dhe Kryeministrisë
Hakerët nga Rusia kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gj...
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gj...
-
I dyshuari që dhu*noi se*ksua*lisht për një vit 14 vjeçaren nga Ferizaj dyshohet se ishte zyrtar i Policisë së Kosovës
Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeç...
-
Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për mir...
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...
-
”Elektrosever” nis instalimin e njehsorëve inteligjentë në veri
Kompania “Elektrosever” do të fillojë instalimin e njehsorëve të rinj intelig...
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...