Lajme

Deputeti i PD: Gjykata Kushtetuese në kolaps nga tregtari i kufinjve

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 11 February 2018

Deputeti demokrat Oerd bylykbashi deklaroi se Gjykata Kushtetuese është në kolaps dhe nuk mund të marrë asnjë vendim.

Bylykbashi akuzon Edi Ramën për këtë situatë të krijuar, ndërsa ngre pyetjen: “a mos vallë Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese që në këtë Rrëmujë të Drejtësisë të bëjë fakt të kryer shitjen e detit dhe Gjykata të mos e anulojë marrëveshjen?‎”

Komenti i Oerd Bylykbashit:

-Advertisement-

Gjykata Kushtetuese peng i shitjes së detit?

Rama i ka shitur territorin e Shqipërise‎ grekëve! Tregtari i kufinjve ka bërë marrëveshje në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutes. Askush nuk di c’farë interesi tjetër kombetar ka tregtuar për pushtetin e tij.

‎Gjykata Kushtetuese është në kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anëtarë, vetem 5 janë sot në detyre me mandat të plotë. Rama po bllokon zëvendësimin e vendeve bosh. ‎

A mos vallë Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese që në këtë Rrëmujë të Drejtësisë të bëjë fakt të kryer shitjen e detit dhe Gjykata të mos e anulojë marrëveshjen?‎

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera