Lajme

Time Kadrijaj thumbon rëndë deputetin e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 10 February 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka thumbuar rëndë deputetin e LDK-së, Bajram Gecajn.

Gecaj ka shkruar sot një koment të gjatë në profilin e tij lidhur me qeverisjen e Kryeministrit Haradinaj dhe kabinetit të tij, dhe siç duket këtë nuk e priti mirë deputetja Time Kadrijaj, shkruan Infokusi.com

Kadrijaj ju drejtua Gecajt me fjalë thumbuese, duke e quajtur atë si njeriun më të pavotuar të LDK-së, e sipas saj po i bie hise të flas në emër të kësaj partie.

-Advertisement-

“Njeriu me i pavotuar i LDK-se, (Bajram Gecaj) hala po flet ne emer te LDK-se , ka shkruar Time Kadrijaj./Infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera