Sport

Akili i artë në Paris

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 10 February 2018

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit duke shënuar kështu suksesin më të madh të Kosovës në xhudon e meshkujve.

Akili e mundi xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, për ta rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në gjysmëfinale xhudisti kosovar e mposhti atë nga Mongolia, Tsend Ochir.

Xhudisti kosovar ka fituar dy medalje në këtë fillim vit, pas të argjendtës që e rrëmbeu në turneun grand prix në Tunizi muajin e kaluar.

-Advertisement-

Ndërkohë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë. Me kaq, Kosova i siguron dy medalje nga turne më i rëndësishëm grand slam në xhudo në botë.

Fatkeqësisht, Nora Gjakova humbi në rundin e dytë dhe u eliminua nga ky grand slam duke mbetur pa medalje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera