Lajme

As Kosova e as Serbia nuk janë gati për marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 05 February 2018

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtim të Politikave Ballkanike ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë- Serbi, veçanërisht pas vrasjes së politikanit kosovar, Oliver Ivanoviq.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia nuk janë të gatshme për një marrëveshje.

“Me strategjinë është përcaktuar që deri në fund të vitit 2019, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila duhet të miratohet në Kuvende dhe të shihet se si po projekohet implementimi i saj dhe marrëdhënia Kosovë-Serbi”.

-Advertisement-

“As Serbia e as Kosova nuk janë gati. Zhvillimet në raport me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ndalimi i dialogut kryesisht kanë të bëjnë me manovra politike të Serbisë”.

“Atë ditë, ata nuk kanë qenë të interesuar të hapet ura, të diskutohet çështja e urës sepse është një prej zotimeve të BE-së për ta hapur urën”.

“Vuçiq nuk do të fillojë negociatat sepse po pret zgjedhjet në Beograd dhe ka situatën shumë delikate, do me çdo kusht të fitojë. Natyrisht as Kosova nuk është gati”.

“Nuk do të ketë dialog dhe përmbyllje të dialogut pa një konsolidim të parimeve të politikës dhe institucioneve në Kosovë se çfarë duan nga kjo marrëveshje. Do të jetë dialog tepër i vështirë, nuk do të jetë i lehtë”.

Rashiti ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se pas festës së dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të nisin konsultat mes pozitës dhe opozitës lidhur me këtë çështje.

“Presidenti Thaçi dhe liderët e subjekteve mund të krijojnë qëndrim të unfiikuar sa për ta përmbyllur procesin e dialogut”.

“Konsultat do të fillojnë së shpejti, pas festave të Pavarësisë ku do të ndërtohen disa parime. Do të ketë një mekanizëm, po punohet që të ketë një mekanizëm funksional – konsensual parlamentar”.

“Konsesusi duhet të bëhet mes pozitës dhe opozitës në Kuvend me një dialog edhe nga shoqëria civile, media e të tjerë”.

“Nuk e besoj që Thaçi do të jetë vetëm në këtë proces, do të kërkohet strukturë të organizuar, të përgatitur për dialogun”.

“Nuk e shoh telashe shumë formatin, e shoh përmbajtjen. Subjektet politike kanë ankesa më shumë për përmbajtjen se sa formatin”.

“LDK kërkon që Qeveria të udhëheqë me procesin e dialogut por kjo është puna e Kuvendit, duhet t’i kthehet Kuvendit, të ketë mekanizëm që konsolidon konsensusin brenda Kuvendit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera