Shëndetësi

Pezullohet greva e kirurgëve dhe mjekëve të tjerë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 05 Shkurt 2018

Mjekët specialistë të klinikave kirurgjikale në QKUK, sot kanë pezulluar grevën e nisur ditë më parë.

Sipas këtij njoftimi, ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme që kanë pasur me Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë së Kosovës, dr. Rrustem Musa, zëvendës Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe dr. Basri Sejdiu, Ud. drejtor i përgjithshëm SHSKUK.

Në takim është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë të kyçur në grupet punuese që do të punojë në kategorizimin e pagave që do të ndodhë me Ligjin e ri të Pagave, pas rishikimit të buxhetit.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy