5 shkurti ndër vite, cilat janë ngjarjet kryesore?
Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 05 Shkurt 2018
Edhe 5 shkurti ka ngjarjet dhe karakteristikat e veta. Në të gjithë botën kjo datë ka lënë mbresa për ndonjë ngjarje e cila më pas është mbajtur mend ose edhe vazhdon të festohet për të. Gazeta Express sjellë më poshtë, ngjarjet, lindjet, vdekjet dhe festat që kanë për bazë datën e 5 shkurtit ndër vite
62 – Tërmeti trondit Pompein, Itali; është llogaritur se kishte një magnitudë prej 6 ballësh. Qytetet Pompeit dhe Herculaneum u dëmtuan. Ky tërmet mund të ketë qenë shenjë paralajmëruese për shpërthim e vullkanit të Vezuvit në vitin 79, i cili shkatërroi plotësisht të dy qytetet; shkrimtari dhe filozofi Pliny i Riu, dëshmitar i asaj kohe, e përshkroi këtë zhvillimi në librin e tij të gjashtë të Naturës, De Terrae Motu (Mbi tërmetin).
1428 – Mbreti Alfonso V, urdhëron hebrenjtë e Sicilisë për të marrë pjesë në predikimet e konvertimit në të krishterë.
1859 – Vllahia dhe Moldavia bashkohen si rajon autonom në kuadër të Perandorisë Osmane, bashkim që çoi në lindjen e shtetit modern rumun.
1881 – Në Londër vdes skocezi Thomas Carlyle, historian, eseist, shkrimtar satirik, 85 vjeç, poet, filozof, enciklopedist, përkrahës i një sistemi elitist qeverisës të përbërë nga “ata që janë më në gjendje”. Edhe pse Marksi dhe Engelsi ishin dakord me të për udhëheqje elitiste, ata hodhën plotësisht poshtë idetë e tij mbi demokracinë. Më 1854 Charles Dickens ia përkushtoi librin e tij “Hard Times” Carlyles, dhe ky gjithashtu e ndihmoi Dikensin për librin tjetër “The Tales of tëo Cities “(1859), duke i rekomanduar të lexonte librin e që Carlyle sapo kishte shkruar, Historia e Revolucionit Francez (3 vëllime).
Biografët thonë se sjellja e tij a reputacioni kapriçioz, debatues, i vrenjtur, grindavec – ndikuar nga dhimbjet e vazhdueshme në stomak – i dhanë stilit të tij në prozë, një natyrë të çuditëshme të shkëlqyer, të ashpër, të prerë, të egër. Të menduarit e tij u ndikua shumë nga idealizmi gjerman. Thomas Carlyle gjithashtu shkroi biografinë e Schillerit.
1909 – Në Belgjikë prodhohet për herë të parë në botë plastika sintetike. Shpikësi ishte kimisti belg Leo Baekeland: dhe prodhimi i ri sigurisht do të merrte emrin e tij, “Bakelit”.
1917 – Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Aktin e Emigracionit i njohur edhe si “akti aziatik i zonës së ndaluar”, pasi ndalonte emigracionin nga pothuajse të gjitha vendet e Azisë jugore dhe juglindore.Miratimi i këtij akti hidhte poshtë veton e presidentit Ëoodroë Ëilson pak muaj më parë dhe përfshinte gjithashtu ndalimin e hyrjes në vend për: “homoseksualë”, “idiotë”, “persona me të meta mendore”, “kriminelë”, “epileptikë”, “personat e çmendur”, alkoolikë, “lypës profesionist”, të gjithë njerëzit “mentalisht ose fizikisht të dëmtuar “, gra pa burra dhe anarkistë.
1939 – Gjenerali Francisko Franko bëhet “Caudillo de Espana”, ose Udhëheqësi i Spanjës dhe e mbajti këtë post deri sa vdiq më 20 nëntor 1975.Pavarësisht nga prirjet e tij pro-Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Franko orkestroi ri-afrim me demokracitë perëndimore, përfshi arritjen e marrëveshjeve ekonomike dhe në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë kundër komunizmit.
1958 – Një bombë me hidrogjen e njohur si Bomba Tybee humbi nga forcat ajrore amerikane pranë brigjeve të Savannahs, Xhorxhia. Incidenti ndodhi kur gjatë një stërvitjeje dy aeroplanë luftarak u përplasën në ajër dhe për të shmangur një shpërthim të mundshëm të bombës piloti e lëshoi atë në oqean. Megjithë kërkimet e shumta bomba kurrë nuk u gjet.
1971 – Anija Apollo 14 e nisur në janar të vitit 1971 u ul në Hënë në zonën Fra Maouro, një zonë kodrash të larta krijuara miliona vjet më pare nga rënia e një meteori të fuqishëm. Për këtë arsye shkencëtarët donin ta studionin këtë sipërfaqe. Ata besojnë se nga studimi i të dhënave nga Fra Maouro mund të sigurojnë informata të rëndësishme rreth historisë së hershme të Hënës.Komandant fluturimi i Apollo 14-s ishte Alan Shepard. Ai njihej atëherë si amerikani i parë në Hapësirë. Stuart Rosa dhe Edgar Miçëll ishin dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit. Në anije astronautët kishin marrë me vete edhe një pajisje udhëtimi dy rrotëshe që ata do ta përdornin për të mbajtur a transportuar kamerat e aparate të tjera kur të zbrisnin në Hënë.Ky mjet u krijoi atyre mundësi të udhëtonin larg nga vendi i zbritjes, për të mbledhur gurë e për të bërë eksperimente. Astronautët mundën të ecnin deri në 3 kilometra larg nga sonda. Edhe pse kishin mjetin dy rrotësh, Shepard e Miçëll nuk mundën të arrinin në njërin prej objektivave të tyre, kraterin e quajtur Kone.
1997 – Nën presionin ndërkombëtar, tre prej bankave më të mëdha të Zvicrës krijuan një fond me vlerë 100 milionë franga zvicerane për viktimat e Holokaustit. Gjatë luftës së dytë botërore, shumë hebrenj në Evropë, për të mbrojtur paratë e tyre nga nazistët, hapën llogari bankare në Zvicër si vend neutral. Shumë depozituesve u zhdukën në Holokaust. Për disa dekada pas luftës, trashëgimtarët e tyre kërkuan informacione mbi llogaritë bankare, por me pak ose aspak sukses. Bankat kërkonin certifikata të vdekjes, të cilat nuk ekzistonin (nazistët nuk lëshonin certifikata kur vrisnin).Në vitin 1996, senatori amerikan Alfonse D’ Amato i bëri thirrje qeverisë së SHBA-së që të merrej me këtë çështje, si dhe organizoi séancë dëshmie në Kongres për të nxjerr në dritë të vërtetën.
Ndërsa më poshtë Express, sjellë edhe disa ngjarje, lindje dhe vdekje në datën 5 shkurt ndër vite të cilat nuk janë përmendur më lartë:
62 – Tërmet në Pompei, Itali
1919 – Charlie Chaplin, Mary Pickford, Douglas Fairbanks, dhe D.Ë. Griffith themeluan United Artists.
1958 – Gamel Abdel Nasser u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Arabëve të Bashkuar.
1974 – John Murtha u bë veterani i parë i Luftës së Vietnamit i zgjedhur në Kongresin Shteteve të Bashkuara.
1979 – Khomeini prirës i revolucionit islam, shpall Iranin shtet islam.
1994 – Byron De La Beckëith u akuzua për vrasjen e udhëheqësit për të drejtat civile Medgar Evers në vitin 1963.
1994 – Gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, 60 njerëz u vranë dhe rreth 200 u plagosën në qendër të Sarajevës.
2006 Reprezentacioni i Francës u shpall kampion evropian në hendboll.
Lindje
1840 – John Boyd Dunlop, hulumtues skocez
1878 – André Gustave Citroën, inxhinier francez (vdiq më 1935)
1878 – André Citroen, konstruktor i automobilave francez
1880 – Gabriel Voisin, francuski konstruktor aviona i automobila
1919 – Andreas Papandreou, politikan grek
1927 – Tano Banushi, aktor shkodran i humorit
1941 – Ferdinand Deda, kompozitor dhe dirigjent shqiptar, artist i Merituar, mjeshtër i madh i Punës.
1946 – Charlotte Rampling, aktor ingleze
1966 – Rok Petrovič, skijator slloven
1985 – Cristiano Ronaldo,futbolist portugez
1992 – Neymar da Silva Santos Junior,futbollist Brazilian
Vdekje
1679 – Jost fan den Fundel, shkrimtar holandez.
1931 – Mihal Grameno, atdhetar , publicist, shkrimtar e luftëtar shqiptar.
Festa dhe përvjetore
Meksikë – Dita i Kushetutës

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...

































