Gosalci: Ndotja e ajrit nuk u shkaktua nga termocentralet, sanimi brenda dhjetë ditësh
Autori: Gazeta inFokus
17:54 | 30 Janar 2018
Meteorologu Sherif Gosalci ka deklaruar se kriza e ndotjes së ajrit në kryeqytet është hasur edhe më herët por që ky problem nuk është çështje që mund të zgjidhet për një ditë.
Në një prononcim të tij dhënë për Info Magazine të Klan Kosova, Gosalci ka thënë se ndotja e ajrit nuk është shkaktuar për shkak të termocentraleve por sipas tij në këtë problem pati ndikim edhe gjendja e motit.
”Duke llogaritur edhe lagështinë meqë ne jemi po bëhen 20 vjet që veprojmë në aeroportin e Prishtinës, ajri atakohet nga mjegulla”.
”Muajt e vonshëm të dimrit janë më të shkurtra, ndërsa pjesën më qendrore të dimrit ato janë më prezente. Si rrjedhojë prezenca e mjegullës ka qenë prej orëve të para të mbrëmjes e deri në mesditën e nesërme, krejt ajo ndotje që është shkaktuar në zonat e banuara të Prishtinës”.
”Ka pasur krijim të kushteve tipike, kjo nuk është hera e parë që është duke ndodhur, matjet po bëhen nga ambasada amerikane dhe vetëdija është ngritur tek qytetarët e llogaria po kërkohet nga institucionet”.
”Për fat të mirë në aspektin e meteorologjisë, kemi pa që era ka pas rritje në intensitet. Dhjetë ditët e ardhshme me siguri që kushtet e motit do të ndihmojnë që gjendja të sanohet”.
Më tej Meteorologu Sherif Gosalci, ka pranuar se në ditët e ardhshme gjendja e motit do të ndihmojë dhe në sanimin e gjendjes së ajrit të ndotur.
”Në cilësinë e qytetarit, gjendja nuk është e krijuar sot e me siguri do të ketë probleme të sajimit të nesërm”.
”Nga analizat që kemi bërë ka qenë e pamundur arritja e ndotjes nga termocentralet, kjo nënkupton se tymi i tyre ka shkuar në qytetin e Vushtrrisë e jo në qytetin e Prishtinës”, ka përfunduar Gosalci në Info Magazine, njofton Klan Kosova.
Për shkak të nivelit të lartë të ajrit të ndotur, të mërkurën duke filluar nga ora gashtë e mëngjesit e deri në orën 22.00, do të bëhet ndalimi i qarkullimit të të gjitha veturave në komunën e Prishtinës.
Ky vendim erdhi nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...

































