Lajme

Reuters shkruan për kosovarin që e pagëzoi ujkun me emrin Trump

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 29 January 2018

Hysni Rexha nga fshati Osekhillë e Gjakovës i cili jeton me ujq është bërë temë në mediat e huaja gjatë këtyre ditëve.

Si duket mediave të huaja u ka lënë përshtypje emri ‘Trump’ i njërit prej ujqërve që i ka vendosur Gjakovari.

Për Rexhen dhe ujqërit e tij ka shkruar edhe agjencia e lajmeve me seli në Londër ‘Reuters’.

-Advertisement-

“Hysni Rexha nga Kosova më në fund e bëri ëndrrën e tij realitet, mori katër ujq, i ushqeu dhe i rri ta dhe njërit prej tyre i vendosi emrin Trump”, ka shkruar Reuters.

“Një fermer nga Kosova pagëzoi një nga ujqërit e tij emrin ‘Trump’”, ka shkruar një media portugeze, Globo.com.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera