Lajme

Certifikatat e pronës dhe kopjet e planit aktualisht nuk mund t’i merrni në komunën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 29 Janar 2018

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se aktualisht e kanë të pamundur t’i lëshojnë dokumentet si certifikatat e pronës dhe kopjet e planit.

Përmes një njoftimi për media, ata thonë se kjo gjë po ndodh për shkak të problemeve në rrjetin e brendshëm qeveritar.

Gjithashtu, komuna njofton se për këtë problem është njoftuar ministria përkatëse, në mënyrë që të ndërmerr masa në sanimin e gjendjes.

-Advertisement-

“Njoftojmë qytetarët e Prishtinës se për shkak të problemeve në rrjetin e brendshëm qeveritar, aktualisht është e pamundur lëshimi i dokumenteve si certifikata e pronës dhe kopja e planit. Me kohë e kemi njoftuar ministrinë përkatëse, në mënyrë që të ndërmerr masa në sanimin e gjendjes. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy