Baton Haxhiu flet për lidhjen e Veton Surroit dhe Albin Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 28 January 2018
Ka vazhduar përplasja mes gazetarit Baton Haxhiu dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Krejt kjo nisi kur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, akuzoi Haxhiun se ka ‘mendësi e Stanishiqit’, duke shtuar se ai është pikëpresje e shumë gjerave në Kosovë.
“Është një drejtor i një televizioni i cili i thirr disa udhëheqës të Vetëvendosjes në kontekstin përmbajtjesor dhe ja u krehin bishtin. I merr më të mirë, më pastaj mëton që t’i influencojë. Bëhet fjalë për një person që ka histori me Stanishiqin”, kishte thënë Kurti
“Bëhet fjalë për një person që është pikëpresje e shumë gjerave në Kosovë. Është person që është pikë presje e politikës dhe biznesit në vend”, kishte shtuar tutje Kurti në akuzat ndaj Baton Haxhiut.
Këtij adresimi nuk ka hezituar që t’i përgjigjet vetë Baton Haxhiu. Në pjesën e parë të një kolumne për Gazetën Express, Haxhiu e kishte akuzuar Kurtin si një politikan me petkun e kriminelit.
“Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të jeni politikan dhe rebel i vazhdueshëm pa shkak. Keni hyrë në lojën politike dhe qëllimi juaj përfundimtar është ta fitoni ndeshjen. Por, kjo përfshin edhe rrezikun e humbjes. Edhe me peshën e pafuqisë duhet ta duroni dhe nuk iu lejohet duke bërë lojën e politikanit me petk krimineli”, kishte shkruar Haxhiu.
Gjithashtu, Haxhiu ka vazhduar akuzat ndaj Kurtit. Kësaj here, në pjesën e dytë të shkrimit të tij, Haxhiu ka folur për lidhjet e Kurtit me publicistin Veton Surroi.
Haxhiu ka shkruar se Kurti i ka disa arsye pse tash është i afërt me Surroin.
E para, sipas tij, është se Kurti po e përdorë politikisht ish-politikanin e dështuar të ORA’s. E dyta, e ka instrumentalizuar Surroin për qëllime partiake e politike.
“Mbi këtë premisë, ose Kurti duhet të besojë se Surroi nuk ka qenë asnjëherë i korruptuar dhe për pasojë ka ndryshuar mendje, ose Kurti nuk beson ende në Surroin ngaqë ai nuk mund të ndryshojë mendje por e përdor atë vetëm politikisht, ose Kurti beson se Surroi ka ndryshuar mendje, ndonëse ka qenë i korruptuar. Në skenarin e parë, Kurti duhet të marr përgjegjësinë e tij për akuza të pabaza financiare dhe historike dhe të kërkojë falje. Këtë nuk e ka bërë. Në skenarin e dytë, Kurti është keqpërdorues momental pragmatik në raport me dëshminë e Surroit apo me Surroin në përgjithësi ka një raport instrumental. Në skenarin e tretë, Kurti ka përdorur një referencë të jokredibile në raport me mua. Megjithatë, këtu ekziston edhe një faktor tjetër – ndër vite ka ndryshuar vetë Kurti”, shkruan Haxhiu, në pjesën e parë të tekstit autorial, që merret me Albin Kurtin dhe thyerjet në Vetëvendosje.
Surroi, në tetor të vitit 2016, e kishte quajtur Haxhiun imbecil, kur i kishte reaguar pse Drejtori i Klan Kosovës e kishte përmendur në një emision televiziv.
Termi “imbecil” përdoret ndaj personave që kanë zhvillim të ulët të inteligjencës. Pra, janë të dobët në inteligjencë dhe janë të afërt me idiotët.
Ndryshe, Surroi ishte marrë edhe një herë tjetër me Baton Haxhiun, kur kishte shkruar për librin “Lufta ndryshe”. Aty, Surroi kishte thënë se ndaj Baton Haxhiut ende e “ndien barrën e bashkëpërgjegjësisë; mosarritjen e të ndihmuarit për formësimin e një gazetari artikullshkrues, pas kaq shumë vjetësh bashkëpunimi me të”.
As në këtë shkrim, Haxhiu nuk ka folur për asnjërin libër të Surroin, ku në njërin prej tyre është personazh.
Por, është mare me vlerësimet e Albin Kurtit për letërsinë e Surroit. Ka thënë se Kurti e ka vlerësuar si të varfër letërsinë e ish-themeluesit të partisë së shuar ORA.
“Këtu nuk është çështja të komentoj rreth Surroit – letërsia e tij e reduktuar në përvoja personale (vetë Albin Kurti dikur publikisht e përbuzte imagjinatën e varfër të Surroit), vazhdon të jetë tendencë për konstruktim retroaktiv të raporteve të tij në shoqërinë e dikurshme dhe në proceset historike”, ka shkruar më tej Haxhiu.
Po ashtu, Haxhiu kujton kohën kur Albin Kurti përmes një komunikate shkruan për takimin e Surroit me Sllobodan Millosheviçin që kishte ndodhur në kohën e luftës.
“Për më tepër, në komunikatë shkruan se takimi i 15 majit 1998 i Veton Surroit (me pesë të tjerë) me Sllobodan Millosheviqin u bë dritë e gjelbër për intensifikim të ofensivave ushtarake kundër UÇK-së dhe popullit të Kosovës..”, shkruan më tej Haxhiu.
Sipas Haxhiut, Albin Kurti dikur kishte sulmuar Grupin Koha për shkak se i shërbenin regjimit pjesë e të cilit ishte Veton Surroi.
“Madje, nga periudha e demonstratave të 28 nëntorit 2006 dhe nga 10 shkurti 2007 e tutje, në konferenca për shtyp dhe prononcime mediatike Kurti sulmonte gazetarët e Grupit Koha si instrumente të regjimit me plane për ndarje të brendshme të Kosovës dhe tjetërsim të historisë. Në gazetën zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, njëri prej apologjetëve të sotëm të Kurtit kundërpozicionon ‘Nëntorin e Popullit’ shqiptar me ‘Frymën e Surronjëve’ panjugosllavë. Në të njëjtën komunikatë, Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Surroi është pasuruar në shkallë milionëshe në dëm të popullit të Kosovës nëpërmes donacioneve të huaja”, ka shkruar tutje Haxhiu.
Të tjera
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot e pret në takim homologun e tij nga M...
-
Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa ng...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...