Rrjetet sociale, prindërit të kujdesën për fëmijët
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 28 Janar 2018
Individi kurrë më parë nuk ka qenë i ekspozuar ndaj të tjerëve dhe kurrë më parë nuk ka mundur të komunikojë kaq lirisht në çdo cep të botës dhe në kohë reale me të tjerët, e gjithë kjo i mundësohet përmes rrjeteve sociale, të cilat na ftojnë për ta bërë jetën sa më publike.
Ato kanë thyer sot mentalitete, tabu mbi jetën personale, hapësirat dhe dimensionet e komunikimit.Megjithatë, përkundër efekteve pozitive, rrjetet sociale në shumë raste janë bërë burim konfliktesh ndërpersonale, duke gjeneruar edhe krime të tjera.
Sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale nga moshat e mitura, drejtori i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Jeton Arifi, në Ditën Ndërkombëtarë të Privatsisë, ka thënë se prindërit duhet të jenë syhapur, në mënyrë që fëmijët e tyre, të mos jenë pre e abuzimeve nga keqpërdorimi i teknologjisë.
Përdorimin e rrjeteve sociale, Arifi nuk e sheh me ndikim negativ të tërësishëm. Ai pohon se ka të atillë që monitorohen dhe e shfrytëzojnë teknologjinë për nevoja të caktuara që përkojnë me arsimin, kulturën dhe argëtimin, kryesisht informacionet qëllimmira.
Po ashtu, nevoja për të ekzistuar një ligj adekuat që bën përcaktimin e moshës adekuate për t’u qasur në këto rrjete, paraqet një interes të madh, por të pacaktuar deri tani. Arifi është shprehur se po të rregullohej kjo me një ligj të caktuar, do të ishte mirë, por vështirë e kontrollueshme, sepse kjo do të kishte ndikuar që fëmijët të paraqiten me moshë joreale, vetëm për t’iu lejuar qasja në rrjetin e dëshiruar.
“ Rrjetet sociale i kanë politikat e privatësisë të caktuara vetë, si facebook-u, tëitter etj. Pra, ata e përcaktojnë se për të hapur një llogari duhet të plotësojnë kriterin e moshës, mirëpo, kjo shpesh ndodh, mos të them në të gjitha rastet, që fëmijët të paraqesin një moshë më joreale, pra, paraqiten si më të rritur, me qëllim që ta arrijnë qëllimin e tyre, të hapin një llogari në një rrjet social të caktuar. Pra, është diçka që mund të tejkalohet lehtë, pavarësisht se është e caktuar si politikë e privatësisë në rrjetet sociale. Po të rregullohej kjo me një ligj të caktuar, do të ishte mirë por është vështirë e kontrollueshme. Prandaj, është shumë e rëndësishme, prapë po e theksoj që prindërit apo kujdestarët e fëmijëve të mitur, të kujdesen për rrjetet apo faqet e internetit që këta fëmijë i përdorin në baza të përditshme”, tha ai.
Përndryshe, sot shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. ASK-ja ka publikuar rezultatet e anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit për vitin 2017, ku sipas këtij rezultati, del se ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë 61.3 përqind e tyre, përderisa 38.7 përqind e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj pajisje elektronike-kompjuterike. Ndërsa, qasje në internet nga çfarëdo lloj pajisjeje, kanë pasur 88.8 përqind e ekonomive familjare./KosovaPress/

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...






























