Çka e pret qeverinë Haradinaj
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 26 January 2018
Shkruan: Fadil Maloku
1. Duke marr parasysh defektet e (pa)dashura të gjitha qeverive të gjertanishme, në raport me sidomos: demarkacionin, asociacionin, Gjykaten Speciale, FSK-n, procesin e negocimit me palën serbe, pastaj ndërtimin e kapaciteteve teknokrate, e në veçanti zhvillimin e ekonomisë së vendit, duke e reduktuar papunësinë dhe ulur varfërinë e qytetarëve. Pra duke i analizuar të gjitha këto debate me sistemin e një logjike dhe dioptrie të thjesht sociologjike, hetojmë se ka mungesë të ideve, projekteve dhe koncepteve konkrete se në ç’drejtim duhet të orientohen bisedat përfundimtare me Serbinë.
2. Infantiliteti dhe diletantizmi i kësaj kaste politike Kosovare, do të thoshim mund të ndërlidhet edhe me miopinë e sajë rreth diagnostifikimeve të gabuara për kapacitetet dhe infrastrukturën teknokratike të shtetit të ardhshëm të Kosovës. Shtetit, i cili për të qenë në koherencë me zhvillimet: rajonale, ato kontinentale e globale synimet e qytetarëve të Kosovës, duhet paraprakisht t’i detektojë të gjitha përparësitë dhe dobësitë e rrafsheve: – politike (mungesë e plotë e transparencës së institucioneve qeveritare): – sociale (rritja enorme e varfërisë në gjitha këto vitet e pasluftës?!): dhe – ekonomike (thellimi absurd i dallimeve mes shtresave) në Kosovë, mënyrë që në fazat e ardhshme integrative rajonale e Evropiane të fuqizohet ndjenja e sigurisë personale, asaj familjare e grupore ashtu siç është në gjitha shtetet serioze.
3. Në vend të kësaj ngrehine logjike për qytetarët e vetë, kastat e klanet politike të pasluftës në Kosovë duke u fshehur prapa statusit politik kultivuan dhe ndërtuan pallatet e iluzionit, improvizimeve dhe mbi të gjitha pa perspektivën e njerëzve të thjesht që tani mezi presin të shpërngulen nga vendlindja e tyre! Të gjitha analizat rajonale flasin se të rinjtë e Kosovës janë kategoria më e interesuar e shoqërisë Kosovare për të emigruar në perëndim. Ky indikacion flet shumë për “ofertën” e kësaj kaste dhe këtij estabilishmenti politik!
4. Dikush nga këto segmente me siguri arsyetimin do të mund ta adresonte ne shkaqet e kompetencave të pamjaftueshme të këtij estabilishmenti nga ana e ish Administratës së UNMIK-ut, një administrate tejet heterogjene dhe në fakt shumë e ngathët me veprimet e saja: politike, juridike, e sidomos ekonomike. Çështja është se a është bërë ajo çka është synuar, apo tërë këtij Projekti i ka zënë frymën improvizimi dhe dëshira për të qenë maratonist në politikën e këtij lloji?
5. Përgjigja e besuar dhe e qëndrueshme e opinionit Kosovar, kujtoj duke u bazuar në të gjitha zhvillimet e këtyre viteve, i adresohet më tepër kësaj të dytës, pra, synimit për të improvizuar dhe dëshirës për të ndërtuar dhe fuqizuar akoma (“demokracinë feudale” ) ndjenjën fisnore të bajraktarizmit përballë proceseve të reja të integrimeve dhe globalizimit! Humbësi i këtij dueli, dihet padyshim akoma pa i hy ndonjë analize dhe retrospektive kualitative shkencore apo edhe politike. Çfarë të bëhet në kohën e humbur? Dhe a mundemi të kompensojmë dekadat e humbura dhe të shkojmë në proceset integrative me një agjendë të re zhvillimore?
6. Përgjigjet në këtë kontekst janë të vështira padyshim nëse pyetjet formulohen me logjikën e gjertanishme të menduarit dhe të vepruarit në veprimtarit që gjerë tani ishin lënë mënjanesh apo ishin flakur tërësisht nga diskurset publike në shoqërinë Kosovare. Ajo çka urgjentisht duhet të ndërrohet është:
• s’ pari: mënyra e të menduarit improvizues rreth identifikimit të problemeve (jo atyre madhore, por atyre ekzistenciale) aktuale, e që i përkasin dy sferave: asaj shtetndërtuese dhe asaj kombëtare;
• s’dyti: qartësimi dhe arsyetimi i çdo hapi të mëtejshëm sidomos në sferën ekonomike (ku pakënaqësia me improvizimin është kulminante!) në formë të një analize triadike (afatshkurtër: afatmesme: afatgjatë),
• s’treti: dhënia e garancioneve fillestare jo vetëm morale (si ishte gjer tani: “do bëjmë…ju premtojmë…etj”), por edhe atyre juridike e sidomos atyreve ekonomike, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të fillojnë më në fund të “prekin” premtimin (tash garancionet e forta!) e dhënë nga qeveritarët.
• s’ katërti: Kosovës i duhet një shpresë e re sociale dhe sosh ekonomike, që asnjë nga subjektet aktuale politike nuk po e hetoj, se pse nuk e harton. Sepse, natyrisht pa një strategji të detajizuar mirë vështirë kanë për t’u lëvizur gjërat nga kjo pa perspektivë e shëmtuar edhe me fenomenet e: korrupsionit, krimit të organizuar, papunësisë dhe gjithsesi varfërisë alarmante;
7. Promovimi dhe mbrojtja e interesave të shtetit të Kosovës, në marrëdhëniet ndërkombëtare, si një sfidë tjetër e rëndësishme në këtë hallkën e proceseve të reja padyshim që do të duhej të bazohet në Kushtetutën e re, ligjet dhe vendimet që do të merren në koherencë me kohën dhe vendin, pastaj subjektet politike dhe komunitetet etnike. Ndryshe, vetëm do të ndodhë ripërsëritja e gjërave dhe thellimi i krizës: morale, politike, ekonomike, etj. do ngelë në suazat e një debati shterpë kuluaresh. Për këtë shkak qytetarët duhet definitivisht t’i kthehen vetë vetës dhe interesit të tyre, në mënyrë që demokracia të triumfojë edhe në këtë vend dhe në këtë shoqëri. Kjo arrihet vetëm duke u bërë ata pjesëmarrës aktiv në jetën politike, dhe duke insistuar në transparencën, llogaridhënien, dhe përgjegjësinë e politikanëve të papërgjegjshëm.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...