Sport

Trepça 89’ zyrtarizon një super transferim

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 25 Janar 2018

Skuadra nga Mitrovica ka zyrtarizuar transferimin më ri , shkruan infokusi.com.

Ish-mbrojtësi i Kukësit, Rexhep Memini i cili fitoi titullin kampion në kampionatin shqiptar, ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës së Gugash Maganit, për të pasur më shumë hapësira.

Mbrojtësi nga Tepelena është një njohje e vjetër e trajnerit Magani, pasi në sezonin 2012/2013, Memini ishte pjesë e Teutës, ku bëri debutimin në Superiore.

-Advertisement-

Te Kukësi, 23-vjeçari u aktivizua 19 takime, ndërsa me ardhjen e Milinkoviçit, ai nuk ishte në planet e trajnerit. Kujtojmë që Trepça 89’ është kampionia në fuqi e Superligës kosovare dhe ka si synim mbrojtjen e titullit kampion.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy