Lajme

Ministri Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 24 January 2018

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, të cilin e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti Austriak, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për prioritetet dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në tërheqjen e investimeve të huaja, ku të dyja palët u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të të dyja vendeve me theks të veçantë në bashkëpunim ekonomik, si dhe në inkurajimin e bizneseve austriake për të investuar në Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera