Dënohen me burgim tre ish-punonjës të bankës, një lirohet
Autori: Gazeta inFokus
17:27 | 22 Janar 2018
Gjykata ka shpallur aktgjykimin në rastin e ish-punonjësve të bankës “NLB”, tre prej të cilëve u dënuan me burgim e njëri është liruar.
Kështu, Gjykata Themelore e Prishtinës e gjeti fajtor të akuzuarin Burim Ademaj dhe e dënoi me dënim unik prej 3 vjet e gjashtë muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën 16 mijë euro, të cilën mund ta paguajë me 6 këste.
I akuzuari i dytë, Ilir Kryeziu, u dënua me dënim unik 3 vjet burgim si dhe 7.000 euro dënim me gjobë, shumë të cilën mund ta paguajë me 5 këste.
Gjykata e gjeti fajtor edhe Besnik Delijajn, të cilin e dënoi me dënim unik prej 2 vjet burgim.
Kurse për Maliq Behlulin është marrë aktgjykim lirues pasi që sipas kryetarit të trupit gjykues, Vesel Ismajli, nuk është vërtetuar që i ka kryer veprat për të cilat akuzohej.
Sipas gjykatësit Ismajli, në dënim të dënuarve do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Katër ish-punonjësit e bankës “NLB” akuzohen se kanë përvetësuar shuma të mëdha parash në mënyrë të kundërligjshme nga klientët e kësaj banke.
Burim Ademaj, Ilir Kryeziu, Maliq Behluli, e Besnik Delijaj akuzohen nga Prokuroria se në vazhdimësi kanë shpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke përvetësuar kështu shuma të mëdha të parave nga klientë të ndryshëm që kanë deponuar-afatizuar para me kontratë në Bankën NLB me seli në Suharekë.
Të akuzuarit Burim Ademaj e Ilir Kryeziu përgjatë shqyrtimit gjyqësor kanë hyrë në negocim të marrëveshjes për pranim të fajësisë.
Pas ri-cilësimit të aktakuzës nga ana e Prokurorisë më vonë edhe Miradije Morina i ishte bashkangjitur aktakuzës duke u akuzuar për veprën penale në vazhdimësi përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Por, gjatë fjalës përfundimtare prokurori vendosi që të heq dorë nga ndjekja penale sa i përket të akuzuarës Morina me arsyetimin se me asnjë provë nuk është arritur të vërtetohet se e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...































