Sport

Milan: Asnjë blerje në janar

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 17 Janar 2018

Merkatoja e dimrit nuk do të sjellë asnjë lojtar të ri për Milanin.

Edhe pse ka pasur disa zëra ditët e fundit, ka qenë vetë klubi kuqezi që me një komunikatë zyrtare për shtyp përgënjeshtron gjithçka. Drejtuesit nuk ndryshojnë qëndrim: asnjë blerje dhe përpara me grupin aktual.

“Paksa fantazi nuk bën dëm kurrë. Është pjesë e lojës, sidomos gjatë sesioneve të merkatos. Por, pavarësisht të gjithave, merkatoja e Milanit nuk parashikon blerje, por konsolidimin e të gjithë lojtarëve në Milanelo pas blerjeve të shumta në verë. Qëndrojmë të bindur në zgjedhjet tona dhe vazhdojmë të punojmë falë përkushtimit të trajnerit, stafit të tij dhe të gjithë lojtarëve që bëjnë pjesë në grup”, lexohet në komunikatën e Milanit.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy