Aferim ministër Bytyçi!
Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 14 January 2018
Shkruan: Fadil Maloku
Na duhet një reformë e thellë Universitare, në mënyrë që ta rrisim kualitetin e arsimit. “Të gjithë studentët duhet t’i nënshtrohen provimit shteteror ne momentin kur e përfundojnë një program të caktuar në një fakultet të caktuar”
Studentët e Kosovës, për gjykimin tim sociologjik do të duhej të bëhen jo OBJEKT, por SUBJEKT kryesor KREATIV, në procesin e reformimit të Universiteteve “këpurdha”. Në përvojën time pedagogjike, e sidomos në atë të një vrojtuesi e kërkuesi shkencor- empirik, kam kuptuar dhe dëshmuar pragmatisht se studentët tanë ende kanë rezerva të pa arsyeshme, kur është fjala e “instalimit” të subjektivitetit të tyre në procesin e arsimimit të lartë.
Dhe duke u bazuar në këta parametra empirik e pragmatik, si edhe përvojes sime praktike me studentët, kam bindjen se për t’u reformuar ky nivel i shkollimit, i duhen të gjeturat shkencore që duhet të adresohen edhe publikisht. Dhe këto të gjetura janë;
1. Studentët duhet të arrijnë dije dhe shkathtësi konkurrente për tregun e brendshëm të punës, dhe në bazë të afiniteteve të tyre për kërkim shkencor apo punë profesionale në ekonomi, shërbime publike dhe gjithë institucionet e tjera të shoqërisë, të aftësohen me kurrikula adekuate:
2. Studentet duhet të ndihmohen në përzgjedhjen, akomodimin si edhe ndërtimin e karrierës së tyre ekskluzivisht në bazë të prirjeve dhe një seleksionimi me kritere ekskluzive shkencore, në mënyrë që të ndalojmë hiperproduksionin evident që po prodhon analfabet modern:
3. Stafi i ngushtë i Rektoratit do të duhej të angazhohet në krijimin e një fondi për dhënien e bursave shtesë për student të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ata të jenë në koherencë me zhvillimet e reja teknologjike…E jo t’i zvogëlojnë, ashtu siq vepruan këto ditë, ku u dasht intervenimi i ministrit Bytyçi.
4. Studentëve duhet mundësuar në çështjen e lehtësimit të marrjes së vizave, në mënyrë që ata të kenë qasje dhe mundësi të këmbejnë përvojat me kolegët e tyre perëndimor…. Kjo ide akademike evropiane është në përputhje edhe me vizionin e Deklaratës së Bolonjes, por që nuk është shfrytëzuar maksimalisht gjerë më tani:
5. Studentët do të stimulohen që prioritet në interesimin e tyre ta kenë cilësinë e mësimit, kushtet e mësimit dhe suksesin në studime duke vlerësuar rezultatet e veta dhe mësimdhënien si një nga autputet e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes në universitet:
6. Studentët, duhet të “kujdestarojnë” për largimin DEFINITIV të politikës nga Universitetet. Ata duhet ta ruajnë neutralitetin politik, në rast se e dëshirojnë një Universitet profesional e apolitik:
7. Studentët, pastaj, përmes programeve të ndryshme sociale duhet të përkujdesën për ngritjen e përgjegjësisë për mësim sistematik, pjesëmarrje në ligjërata, ushtrime, seminare debate publike etj.
8. UP-ja, duhet të marr përgjegjësit e veta dhe fillojë (sa më shpejt) në hartimin e një plani të detajizuar studimesh për minoritetet në rast se dëshiron të kultivojë kritere dhe standarde si Universitetet Evropiane. Kështu ajo do përgatitë UP-ës për kushtëzimet që tashmë janë në horizont nga BE-ja:
9. UP-ja, duhet të sigurojë që tash një lëvizshmëri e mësimdhënësve dhe studentëve në vijën horizontale, ku do të bëhet kyçja në rrjetat dhe programet shkencorr të mobilitetit evropian:
10. UP-ja, duhet ta rris shumë më shumë koperativitetin midis studentëve tanë dhe atyre evropian, përmes programeve të ndryshme, siç janë: Sokrates dhe Erasmus, që u jepen vendeve në tranzicion:
11. UP-ja, së fundi duhet të organizojë një studim empirik, ku do të përcilleshin të gjitha programet studimore. Për këtë qëllim do të duhej të organizon tri tipe evaluimesh: (a. përcjelljen e studimeve sistematike te studentëve të UP-s : b. anketimin e studenteve pas përfundimit të studimeve bachelor: c. anketimin e studentëve që tashmë kanë filluar të bëjnë karrierë)

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...































