Gjermania cakton kushtet e reja për bashkimin familjar
Autori: Gazeta inFokus
13:40 | 14 January 2018
Krerët e CDU/CSU-se dhe të SPD ranë dakord të nisin zyrtarisht bisedimet për qeverinë. U miratua një dokument me 28 faqe, ku ka kompromise edhe për BE, për refugjatët për taksat, e shëndetësinë.
Numri i refugjatëve të rinj që do të pranohen në Gjermani, do të kufizohet në 180.000 deri në 220.000 në vit. Për refugjatët me status të kufizuar qendrimi, edhe bashkimi familjar pritet të jetë i kufizuar.
Martesa duhet të jetë bërë para arratisë. Dhe të mos jenë kryer vepra penale.
Kthimi i refugjatit të mos jetë caktuar për një kohë të afërt. 1000 vetë në muaj do te lejohen të bëjnë bashkim familjar.
Më tej: Gjermania do të kërkojë reformimin e BE dhe të Eurozonës. Qeveria pra do të paguajë edhe më shumë para në BE, për ta forcuar BE. Por nuk pritet të ngrihet një buxhet i posaçëm i Eurozonës, siç e kërkon presidenti francez Macron.
Në pagesat e punonjësve në Gjermani për sigurimin shëndetësor, u ra dakord që punëdhënësit të paguajnë në të ardhmen gjysmën e shumës që paguan punonjësi.
Më tej u ra dakord qe taksat në Gjermani te mos ngrihen, siç kërkonte Partia Socialdemokrate gjermane. SPD kërkonte që të ngrihej norma e tatimit për më të pasurit: nga 42 përqind në 45 përqind. Por kjo nuk do të ndodhë.
KUR PRITET TË FILLOJË PUNËN QEVERIA E RE GJERMANE
Po të përfundojnë me sukses negociatat zyrtare, deri tani kanë përfunduar vetëm sondazhet për negociata, qeverinë e re gjermane mund ta kemi nga fundi i shkurtit ose fillimi i marsit. Pra parashikimet janë për pranverën.
Në Gjermani vetë, nuk ka ndonjë padurim të madh, për formimin e qeverisë. Qeveria në detyrë e bën mirë punën. Ekonomia gjermane,siç u publikua këtë javë, shënoi një rritje prej 2.2 përqind në 2017-ën, Duke kaluar edhe parashikimet më optimiste për rritje.
Njëkohësisht, padurimi në Evropë për formimin e qeverisë është rritur. Roli i Gjermanisë, si vendi më i madh dhe më i pasur i BE, bën që kjo mezi të pritet sidomos nga francezët. Në një kryeartikull, gazeta franceze Le Monde ankohej që propozimet e Macronit për thellimin e integrimit evropian mund të humbasin dinamikën, pa mbështetjen e Berlinit.

T� tjera
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
































