Apostolova: Shfuqizimi i Speciales vë në pikëpyetje besueshmërinë e Kosovës si partnere e BE-së
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 04 Janar 2018
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se iniciativa e fundit e disa deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorisë Speciale ishte një veprim shumë i rrezikshëm, i cili minonte jo vetëm sundimin e ligjit, por edhe besueshmërinë e Kosovës si partnere e Bashkimit Evropian (BE).
Apostolova ka bërë të ditur se viteve të fundit Kosova ka bërë progres si në aspektin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Prandaj, siç ka thënë ajo, janë shikuar me optimizëm marrëdhëniet Kosovë – BE, duke e përsëritur vazhdimisht në nivelet më të larta që vendi ka një të ardhme të qartë evropiane.
E para e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka sqaruar për gazetën “Zëri” se themelimi i Dhomave të Specializuara dhe i Prokurorisë Speciale është një detyrim ndërkombëtar për Kosovën dhe këto të fundit nuk targetojnë vende, komunitete apo organizata specifike.
“Këto institucione të drejtësisë ndërkombëtare do të merren me individët që kanë kryer krime. Nuk ka asnjë justifikim për askënd që përpiqet të parandalojë hetimin e krimeve, ndëshkimin e autorëve duke u siguruar kështu viktimave së paku pak qetësi”, ka potencuar Apostolova për “Zërin”.
Megjithatë Apostolova beson se Dhomat e Specializuara do të përfundojnë pa u ndëshkuar, gjë që do të jetë një hap i rëndësishëm drejt pajtimit.
“Unë nuk dëshiroj të besoj se krerët politikë qëllimisht do të shkojnë kundër detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës. Kjo gjë do ta rrezikonte të ardhmen e Kosovës duke ndikuar negativisht te qytetarët e zakonshëm, të cilët nuk e meritojnë këtë gjë”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.
Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të vënë së pari interesat kombëtare dhe të demonstrojnë se janë të denjë për besimin që e kanë marrë nga qytetarët, pasi që, siç thotë ajo, këta të fundit presin që të punojnë për të mirën e përbashkët dhe integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Evropian.
Përndryshe, në fund të muajit që lamë pas në dy tentime kryesia e Kosovës kishte dështuar ta procedojë në seancë të Kuvendit të Kosovës shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në mungesë të kuorumit.
Kjo pasi që në Kryesinë e Kuvendit nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e LDK-së, të minoriteteve, si dhe të lëvizjes “Vetëvendosje”.
Por zyrtari i “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, ka deklaruar në numrin e sotëm të gazetës “Zëri” se kjo parti do të votojë pro shfuqizimit të Speciales në Kuvend.
Prandaj kjo çështje pritet të rikthehet në Kuvend pas 15 janarit të këtij viti, kur deputetët do të kthehen nga pushimet.
Shfuqizimi i Speciales vlerësohet se është iniciativë e presidentit Hashim Thaçi, duke e instrumentalizuar OVL-në e UÇK-së që të mbledhin mijëra nënshkrime të qytetarëve, e cila përkrahet nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Madje Thaçi, i cili kishte kërkuar me ngulm vite më parë që të votohet në Kuvend Gjykata Speciale, së fundi ka dalë me kritika të ashpra ndaj kësaj Gjykate, duke thënë se kjo nuk do të ndajë drejtësi.
Në medie spekulohet se deklaratat e Thaçit ndërlidhen me frikën e arrestimeve që shumë shpejt do t’i realizojë ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë në Kosovë.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...

































