Sport

Juventusi refuzon Arsenalin për Benatian

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 25 December 2017

Mbrojtësi maroken së fundmi ka qenë hero për kampionin aktual të Italisë në fitore 1-0 ndaj Romës.

Reprezentuesi i Marokut shënoi golin e vetëm dhe pati një paraqitje të jashtëzakonshme në repartin defensivë. Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se Arsenali ka dërguar një ofertë për transferimin e Benatias.

‘Topçinjtë’ kanë ofruar 40 milionë euro në drejtim të ‘Zonjës së Vjetër’, e cila e ka refuzuar këtë ofertë.Bardhezinjtë i kanë bërë me dije klubit londinez se Benatia nuk largohet nga Torino për asnjë çmim.

-Advertisement-

Marokeni iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ nga kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich për një shumë rreth 20 milionë euro.

Ai më parë ka luajtur edhe për Udinesen dhe Romën në kampionatin italian

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera