Sport

Zidane ‘ngacmon’ Barcën: Me padurim po e presim këtë përballje!

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 22 Dhjetor 2017
Real Madridi është gati për një performance të mirë ndaj Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’.

Trajneri i ‘Loc Blancos’, Zinedine Zidane ka deklaruar se skuadra e tij po e pret me padurim përballjen me Barcelonës.

Ndeshja mes Realit dhe Barcelonës luhet nesër në ‘Santiago Bernabeu’ nga ora 13:00.

“Ndjenjat në grup janë të mira dhe me padurim po e presim këtë lojë, jemi gati për një performancë të mirë, unë jam i përgatitur për këtë lloj loje”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.

-Advertisement-

“Më pëlqen të luaj futboll të mirë dhe kjo është ajo që ne po mundohemi të bëjmë. Ne jemi duke menduar vetëm që të kemi një paraqitje të mirë kundër një kundërshtari të mirë”, ka shtuar Zidane.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy