Ndahen titujt për tatimpaguesit dhe eksportuesit më të mirë të vitit 2017
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 22 December 2017
Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganat e Kosovës, kanë shpallur sot 15 tatimpaguesit më të mirë për vitin 2017 si dhe 20 eksportuesit më të mirë kosovarë.
Në ceremonia e ndarjes së këtyre titujve Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se do të angazhohet për sektorin privat dhe se asnjë ligj nuk do të procedohet pa marrë edhe komentet e bizneseve. Hamza, ndër tjera, potencoj se e kam thënë disa herë se bizneset të cilat punojnë e punësojnë shumë njerëz, dhe mbushin arkën e shtetit, duhet të kenë respekt të veçantë në institucionet e Kosovës. Ne jemi të relaksuar, jo pa obligime e pa përgjegjësi, por me rezultatin e kënaqshëm të të hyrave.
Sakip Imeri, Drejtori i Përgjithshme i ATK-së, tha se ATK është institucioni që ka përgjegjësinë kryesore në administrimin e tatimeve, detyrë fisnike dhe me përgjegjësi të veçantë në Qeverinë e Republikës se Kosovës. Jemi në vitin e tetëmbëdhjetë, të funksionimit, sukseseve dhe vështirësive të saj. Në mënyrë të veçantë, ndihemi mirë që kemi arritur të kemi një institucion të konsoliduar në nivelin e një institucioni kompetent, me integritet të lartë profesional dhe modern në linjë me zhvillimet e përgjithshme ekonomike, teknologjike dhe administrative, të krahasueshme me Administratat Tatimore moderne ndërkombëtare. Ky është një vlerësim i nxjerr edhe nga raportet e institucioneve ndërkombëtare si FMN (përkrahëse dhe mbikëqyrëse e vazhdueshme e ATK-se), Banka Botërore (Raporti i te berit biznes), KE (raportet periodike dhe studimet per Informalitetin ne Kosovë) GIZ (Studimi: Transparenca, Efikasiteti, Orientimi drejt Shërbimit dhe Korrektësia e ATK-së).
ATK është e orientuar drejt ofrimit te shërbimeve elektronike, krijimit të aplikacioneve që lehtësojnë përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve, analiza e riskut në përzgjedhjen e tatimpaguesve potencialisht që shmangin pagesën e tatimeve, përdorimi i forcës së ligjit ndaj atyre që bëjnë evazion fiskal duke rrezikua konkurrencën e drejt në treg të tatimpaguesve të ndershëm (për fatin tonë të mirë ky numër është i vogël).
Ndër tjera, drejtori Imeri tha se ATK, me kapacitetet e saj dhe në bashkëpunim edhe me institucionet tjera të zbatimit të ligjit, është e përgatitur që të zbatoj të gjitha iniciativat e Qeverisë në funksion të lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë, jemi të përkushtuar që të punojmë me përfaqësuesit e bizneseve që të mbështesim të gjitha përpjekjet, për një zhvillim sa më të madh ekonomik dhe konkurrencë të ndershme në treg. Prioritet është luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku ka përgjegjësi ATK.
Përzgjedhja e 15 tatimpaguesve në mesin e shumë tatimpaguesve të mirë në Kosovë, ka qenë shumë e vështirë, lista ka qenë e gjatë, megjithatë ka qenë një kufizim për shkak të numrit të përcaktuar. Në ngjarjet e ardhshme me siguri se do të përzgjidhen edhe shume të tjerë. Të dhënat tuaja (në sistemin e ATK-së) për periudhën janar – nëntor 2017 i kanë sjell buxhetit të Kosovës mbi 45,7 milion tatime, 13.830 te punësuar dhe mbi 770 milion euro qarkullim në treg.
Ndarja e titujve për tatimpaguesit dhe eksportuesit më të mirë është ngjarje e përvitshme.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...