Lajme

Shpërthim në Greqi, vendoset eksploziv para gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 22 December 2017

Një shpëthim ka ndodhur para Gjykatës së Apelit në Athinë.

Bomba shpërtheu duke shkaktuar dëme të vogla dhe asnjë person nuk është plagosur.

Shpërthimi ndodhi në ora 15:50 raporton Reuters, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Policia siguroi vendin e shpërthimit dhe një thes që përmbante një eksploziv u gjet para ndërtesës së gjykatës.

Dy media greke, një gazetë ditore dhe një portal morën një paralajmërim para shpërthimit.

Zëdhënësja e policisë Teodor Hronopulos tha se sigurimi i gjykatës ka parë dy burra që lënë qesen përpara ndërtesës.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi vetëm disa orë pasi parlamenti miratoi masa ndaj protestuesve që po bëjnë përpjekje për të penguar ankandin javor të pasurisë së sekuestruar që ishte nën hipotekë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera