Me këtë hap Bitcoinit pritet t’i rritet çmimi akoma më shumë
Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 19 December 2017
Bitcoin ka bërë një hap tjetër drejt investimit të zakonshëm me fillimin e tregtimit në tregun e ardhshëm financiar të Chicago Mercantile Exchange.
Ky veprim vjen pasi vlera e monedhës digjitale ishte rreth 20,000 dollarë të dielën, përpara se të binte në 19,000 dollarë.
Javën e kaluar, CBOE në Çikago filloi me tregtimin e së ardhmes së Bitcoin – duke vënë baste për një çmim në të ardhmen.
Kryetari i bankës UBS dhe ish-kreu i Bundesbank Axel Weber u bashkua me korin e paralajmërimeve të Bitcoin.
“Bitcoin nuk është para”, tha ai në një intervistë dhe u kërkoi rregullatorëve të ndërhynin.
Ndërkohë, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ka bërë thirrje që çështja të diskutohet në samitin e G20 të ekonomive të mëdha në prill.
“Është e qartë se ekziston rreziku i spekulimeve. Duhet të shqyrtojmë këtë dhe të shohim se si … me të gjithë anëtarët e tjerë të G20-s ne mund të rregullojmë Bitcoinin”, tha Maire për kanalin francez të lajmeve LCI.
Çmimet e Bitcoin janë rritur këtë vit: një bitcoin i vetëm qëndroi në më pak se 1,000 dollarë në janar dhe goditi një rekord prej 19,783 dollarë të dielën, sipas Coindesk.
Analistët besojnë se hyrja e CME në tregun e bitcoin do të gjenerojë më shumë interes në kripto-monedhën, ndoshta duke e shtyrë çmimin më të lartë.
Investitorët tani mund të vënë bast nëse bitcoin do të ketë rritje ose rënie në çmim, pa e zotëruar atë.
“Futures” janë kontrata që u lejojnë investitorëve të vënë bast në çmimin e diçka në një datë të ardhme.
Një nga aspektet kontradiktore të Bitcoin është se disa nuk e shohin atë si një “gjë”.
Megjithëse quhet një monedhë, mund të argumentohet se është një pasuri, ose mall, pa ndonjë përdorim aktual ose vlerë reale të vlerësueshme, shkruan BBC.
Bitcoin u krijua në vitin 2008 nga një individ ose grup që e quante veten Satoshi Nakamoto dhe ishte monedha e parë digjitale për të përdorur me sukses kriptografinë për të mbajtur transaksione të sigurta dhe të fshehura.

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...































