Sport

Salah dhe Guardiola shpallen më të mirët të muajit nëntor në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 15 December 2017

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dhe anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, i kanë fituar çmimet e muajit nëntor në Premier Ligë, me Pep që u shpall trajneri i muajit dhe Salah lojtari i muajit.
Salah ka qenë në formë shumë të mirë muajin e kaluar, duke i shënuar shtatë gola në katër ndeshje dhe ndihmuar Liverpoolit ta mbyllë muajin ka humbje, transmeton Express.

Ndërkohë, Guardiola e fitoi çmimin lojtari i muajit për herë të tretë më radhë. Të njëjtën gjë më parë e ka arritur vetëm Antonio Conte i Chelseat.

Guardiola e udhëhoqi Cityn drejt katër fitoreve në katër ndeshje në nëntor, ndaj Arsenalit, Leicesterit, Huddersfieldit dhe Southamptonit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera