Franca e gatshme ta rrit përkrahjen ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 14 December 2017
Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert së bashku me delegacionin e Agjencisë Zhvillimore të Francës, të kryesuar nga menaxheri i vendeve të Ballkanit perëndimor Dominique Hautbergue.
Me këtë rast, ministri Bedri Hamza falënderoi për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë deri më tani Kosovës, në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe në përgjithësi shtet ndërtimit të Kosovës dhe njëkohësisht ju uroj mirëseardhje për vizitën e parë të këtij delegacioni në Republikën e Kosovës.
Ministri Hamza e njoftoj delegacionin për stabilitetin makro fiskal, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik si dhe për politikat zhvillimore për sektorin privat, në veçanti duke pasur parasysh edhe përgatitjen e Buxhetit për vitin 2018. Njëkohësisht, Ministri Hamza e informoj delegacionin e Francës, që përkundër zhvillimeve pozitive që kanë ndodhur në vendin tonë, Kosova ka nevojë dhe kërkesa për mbështetje të mëtutjeshme në zhvillim të infrastrukturës dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë së Financave për Agjencinë Zhvillimore të Francës, në projekte që janë me prioritet për vendin tonë.
Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert falënderoi Ministrin për pritjen dhe vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në stabilitetin makro fiskal dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe pikërisht për këtë arsye sot delegacioni i Agjencisë Zhvillimore të Francës është prezent në Kosovë.
Ndërsa, menaxheri i Agjencisë Zhvillimore të Francës për vendet e Ballkanit perëndimor Dominique Hautbergue duke vlerësuar situatën aktuale të qëndrueshme në Kosovë, ofroj mbështetje në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social për Kosovën përmes fondeve të ndryshme me qëllim të rritjes së punësimit dhe ofrimit të ndihmës Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në fund të dy palët u pajtuan që të identifikohen projektet potenciale me prioritet për zhvillim të vendit tonë dhe të procedohen për implementim.

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...



































