Zvicra i jep 7 milionë euro Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 13 December 2017
Mbi 7 milionë euro ka përfituar Kosova për promovim të sektorit privat nga marrëveshja e nënshkruar në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe PPSE-së.
Qëllim i kësaj marrëveshje u tha të jetë përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe punësimi i të rinjve të Kosovës, transmeton KP.
Drejtor i zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, tha se punësimi i të rinjve është një sfidë për vendin për zhvillimet e mëtejme.
“Sot po nënshkruajmë marrëveshjen PPSE me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. PPSE promovon sektorin privat dhe punësimi është pjesë e përpjekjeve të saj nga ambasada e Zvicrës për të mbështetur sektorin privat, zhvillimin dhe punësimin në Kosovë me fokus punësimin e të rinjve dhe grave. Ne jemi të fokusuar edhe për një fazë prej 7.2 milionë eurosh, ndërsa në përgjithësi janë investuar rreth 20 milionë për katër vjet në punësim dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me MTI-në”, ka thënë ai.
Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se është faza e dytë e implementimit të këtij projekti pasi që ka pasur edhe fazë të parë.
“Qëllim i këtij projekti është fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të thotë fokus të veçantë i jep punësimit të të rinjve, punësimin e gruas. Natyrisht ne u zotuam se ky projekt, kjo marrëveshje të nënshkruar, ky grant i dhënë të jetësohet. Ky grant është për katër vitet e ardhshme, deri në vitin 2021 dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen qeveria zvicerane do ta përkrahë edhe MTI-në dhe në përgjithësi popullin e Kosovës”, tha ai.

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...































