Rozë

Droga, depresioni dhe vdekja: fatet e zymta të bukurosheve legjendare – (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 11 December 2017

E kanë pasur krejt botën në pëllëmbë të dorës. Të gjithë i adhuronin, ndërsa jeta e tyre i ngjante një përralle moderne. Ishin madhështore, të popullarizuara, magjepsëse dhe yje të vërtetë të shoubiznesit. Por ishin shumë të palumtura.

Image

Greta Garbo

Greta Garbo është rritur në Suedi dhe asgjë në jetën e saj nuk jepte indikacione se një ditë e tërë bota do të gjunjëzohej para saj. Familja e saj ishte e varfër, ndërsa fëmijëria e saj ishte e mbushur me vështirësi dhe mundime të mëdha. Kur me shtatin e saj të gjatë dhe vital e kishte magjepsur Hollivudin, e tëra i ngjante përrallës për të Përhiturën. Princesha ishte ngritur nga balta deri tek statusi i yllit për një kohë shumë të shkurtër dhe ishte bërë fytyra më e njohur e industrisë së filmit gjatë viteve të 30-ta të shekullit të kaluar. Por pas disa filmave të cilët nuk ishin pritur mirë nga kritika, Greta Garbo e kishte xhiruar filmin e saj të fundit “Gruaja me të fytyra”, të cilin më pas ajo e kishte quajtur ‘varri i saj’. Greta kishte vendosur të zhduket dhe ishte tërhequr në anonimitet të plotë. Gazetarëve dhe miliona adhuruesve të cilët me dekada i kanë dërguar letra, nuk i ka lejuar as të shikojnë në botën e saj të vetmuar. Edhe pse i kishte të gjitha, ajo vetëm donte ta linin vetëm. Jeta e saj po kalonte nëpër ankthe dhe depresion, çka në fund edhe ia mori jetën.

-Advertisement-

Image

Vivien Leigh

Vivien Leigh tërë karrierën ia ishte kushtuar dëshmimit se përkrah bukurisë së saj rrezatuese, ajo ka talent edhe në aktrim. Mirëpo, edhe pasi kishte fituar dy çmime Oskar, prapë ajo njihej si bashkëshortja e Laurence Olivier. Derisa tërë botës mundohej t’i tregonte se ishte aktore e talentuar dhe jo bukuroshe, Leigh kishte filluar të ketë probleme psikike. Edhe pse e tërë bota ia kishte lakmi, ajo ishte e pushtuar nga ‘demonët’ e saj. Gjatë periudhës së vështirë të jetës së saj, e kishte shkatërruar martesën me Olivier, për të cilin deri në fund ka deklaruar se ishte dashuria e jetës së saj. Kishte filluar të marrë tableta për qetësim dhe të konsumoj alkool, kishte përjetuar thyerje nervore, sëmurej vazhdimisht dhe në fund e kishte fituar turbekulozën nga e cila edhe kishte vdekur.

Image

Marilyn Monroe

Edhe sot e kësaj dite nuk ekziston një femër e cila simbolizon më mirë pamjen seksi, por edhe fatin tragjik të Marilyn Monroe. Biondja legjendare sikur ishte e parapërcaktuar për rolin e heroinës tragjike dhe këtë mallkim e ka bartur deri në fund të jetës. Norma Jean Baker, siç ishte emri i saj i vërtetë, kurrë nuk e kishte njohur babain, nënën e kishte humbur shumë herët dhe ishte rritur nëpër jetimore dhe në familje adoptuese. Kur biondja më e famshme në botë e kishte ndërruar emrin në Marylin Monroe, dukej sikur kishte arritur të ndërroj edhe fatin e saj. Ishte bërë aktorja dhe bukuroshja më e famshme në botë. Mirëpo, madhështia dhe pamja seksi me të cilën rrezatonte, nuk i kanë ndihmuar ta gjej lumturinë. Jeta e saj kontroverse e dashurisë, por edhe presioni i vazhdueshëm i punës, gjithnjë e më shumë po  e shkatërronin. Ishte vetëm 36-vjeçare kur ajo është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, pasi kishte mbidozuar me tableta.

Image

Grace Kelly

Për dallim nga Marylin, bukuroshes Grace Kelly gjithçka i shkonte mirë në jetë. Kishte lindur në familje të pasur, ishte rritur në frymën e aristokracisë evropiane, ndërsa pasi me bukurinë e saj kishte pushtuar Hollivudin, e njëjta kishte ndodhur edhe me zemrën e një princi. Ajo ishte martuar me princin Ranier III i Monakos dhe me të kishte mbretëruar një mbretëri të vogël por shumë të pasur. Ajo me burrin e saj dhe tre fëmijët, po bënte jetë përrallash, deri në ditën tragjike kur kishte vdekur në një aksident trafiku.

Image

Princesha Diana

Lady Diana Spencer ishte rritur me të gjitha të mirat e jetës fisnike në Britani. Ishte e bukur, e re, e pasur, natyrale dhe mediat e adhuronin, ndërsa i tërë opinioni ishte i gëzuar me fejesën e saj me princin Charles të Anglisë. Në fillim të jetës martesore, Diana e kishte kuptuar se përrallat nuk ekzistojnë. Në botën e familjes më të rëndësishme mbretërore në Angli, ajo ishte një e huaj, burri nuk e donte me të vërtetë dhe ishte e vetmuar dhe e palumtur. Si pasojë e kësaj, ajo kishte çrregullime në të ngrënë e cila shihej në trupin e saj thatanik. Kishte pasuar edhe divorci si pasojë e tradhtisë së burrit të saj. Rrëfimi për këtë princeshë të pikëlluar, kishte përfunduar me aksidentin tragjik i cili ia mori jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera