F1, Todt kujton Schumin: Lufton ende! Në 2001-shin kishte dyshime
Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 05 Dhjetor 2017
Kështu e kujton presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt, dikur drejtor i përgjithshëm i Ferrarit, legjendën gjermane të skuderisë nga Maranello.
Todt ka qenë pjesëmarrës në përurimin e “Hollit të Famës” të FIA-s në Paris, ku edhe ka folur për revistën e njohur “Autosport”.
Presidenti aktual i FIA-s nuk mund t’i shmangej fjalëve për Michael Schumacher, me të cilin ka fituar gjithçka gjatë viteve të kaluara së bashku te “kokëkuqja”.
Piloti gjerman pësoi një incident të rëndë teksa bënte ski në Alpet e Zvicrës në vitin 2013, e prej atëherë vijon të luftojë, por sipas raporteve më të fundit ka pasur vetëm një rikuperim të lehtë.
Todt flet me dhimbje për atë që i ndodhi legjendës së Ferrarit. “Michael ka qenë dhe është një njeri special, jo vetëm për mua, por edhe për botën e automobilizmit në tërësi. Është një mik i vërtetë, i cili po lufton ende për t’u rikthyer në jetë”.
Ai rrëfen edhe një anektodë për kohën kur të dy ishin te Ferrari. “Ishim shumë pranë nisjes së Botërorit të vitit 2001, kur Michaeli i ndrojtur, edhe pse ishte kampion bote në fuqi, më erdhi e më kërkoi: A do të më lejosh të zhvilloj testimet në Fiorano për t’u siguruar se jam ende në gjendje të garoj?. Kishte gjithmonë dyshimet e tij, nëse ishte vërtet një pilot i mirë apo jo. Kjo besoj se tregon thjeshtësinë dhe qetësinë që e karakterizonte gjermanin, sigurisht edhe mungesën totale të arrogancës”, kujton Todt.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
































