Sport

Milani në garë për transferimin e sulmuesit anglez

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 24 Nëntor 2017

Sulmuesi anglez nuk po gjen hapësira te skuadra e Liverpoolit.

Daniel Sturridge nuk është një zgjedhje e parë për trajnerin Jurgen Klopp dhe të shumtën e kohës po e kalon në bankën rezervë.

Kjo situatë ka bërë që ai të kërkojë largimin nga Anfield gjatë janarit, për të shkuar në një skuadër tjetër tek e cila do t’i mundësohej të luante rregullisht, për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës me kombëtaren e Anglisë.

-Advertisement-

Për sulmuesin e Liverpool ka shprehur interesim Milani që përkundër transferimeve të mëdha në verë nuk ka arritur të marrë rezultatet e pritura në Serie A dhe për këtë e ka një faj edhe sulmi i cili nuk ka qenë produktiv.

Prandaj, drejtuesit e Milanit e shohin Sturridge si njeriun e duhur që do të mund të zgjidhte problemet e tyre në sulm për pjesën e mbetur të stinorit.

Milani e kërkon sulmuesin në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por mbetet të shihet se cila do të jetë dëshira e Liverpoolit, për ta larguar apo jo lojtarin nga skuadra.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy