Skënderbeu i kompletuar për ndeshjen ndaj Dinamo Kiev
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 22 November 2017
Skënderbeu është aktualisht duke u stërvitur në kompleksin “Tropikal” në Durrës, aty ku zakonisht grumbullohet ekipi kombëtar në prag të sfidave ndërkombëtare, miqësore apo kualifikuese
Kjo është seanca e fundit e Skënderbeut përpara sfidës së të enjtes ndaj Dinamos së Kievit, e vlefshme për ndeshjet e parafundit të fazës së grupeve të Europa League.
Sipas raportimeve nga stërvitja, në dispozicion të trajnerit Ilir Daja janë të gjithë futbollistët, kështu që tekniku do të ketë të gjitha mundësitë e përzgjedhjes së lojtarëve më në formë për t’u përballur me ukrainasit që kryesojnë grupin, shkruan Top Channel.
Për këtë ndeshje duket se ka një interesim të madh nga mediet e huaja, teksa të pranishëm në “Elbasan Arena” do të jenë rreth 50 gazetarë të huaj.
Ukrainasit e kanë siguruar tashmë kualifikimin, pasi kryesojnë me 10 pikë grupin B, ndërsa Skënderbeu gjendet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë, kurse kundërshtarët e tjerë Young Boys e Partizani i Beogradit janë respektivisht me 5 dhe 3 pikë.
Ndeshja Skënderbeu-Dinamo Kiev do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, në orën 21:05.
Të tjera
-
Stoltenberg: BE-ja nuk është për mbrojtje, për këtë është NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se BE-ja nuk mund t...
-
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve në pauzë, rifillon më 24 qershor
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se pas përfundimit të dëshmisë së Zoran ...
-
PAMJE: Momenti kur gruaja e Milan Radoiçiq del nga stacioni i Policisë në Mitrovicën e Veriut
Pas më shumë se dy orësh intervistim, bashkëshortja e terroristit Milan Radoi...
-
Shtyhet gjykimi kundër ish-kerrëve të UÇK-së, rinis më 24 qershor
Gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, K...
-
Ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit
Ish-kryeinspektori i Agjecisë Kosovare të Intelegjencës, Burim Ramadani, ka k...
-
Dëshmitari Stankoviq thotë se vëllai, kushëriri dhe xhaxhai i tij ishin të mobilizuar në ushtrinë serbe
Dëshmitari Zoran Stankoviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka pohuar se vëllai ...
-
Arrestohen dy persona me urdhër-arrest ndërkombëtar, njëri kërkohej nga Polonia e tjetri nga Turqia
Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti FAST-ILECU ka arrestuar në dy ditët ...
-
Kompania private hapësinore kineze lëshon tre satelitë në orbitë
Kina nisi tre satelitë komercialë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuqu...
-
Përfundon intervistimi i gruas së Radoqiçiqit nga policia, ajo u ikë mediave
Pas rreth dy orë intervistim, bashkëshortja e terroristit Millan Radoiçiq, Em...
-
Macron e Biden marrin pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi
Një ceremoni zyrtare u mbajt sot në Colleville-sur-Mer për të përkujtuar 80-v...
-
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
Presidenti i UNI-Universum International College, z. Alejtin Berisha, ka qenë...
-
Nis procesi zgjedhor për Parlamentin e ri Europian
Në Holandë nisi sot votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë p...