Lajme

Pacolli komenton dënimin e Mlladiqit

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 22 November 2017

Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli komentoi sot dënimin e Ratko Mlladiqit me burgim të përjetshëm.

Dënimin e Ratko Mlladiqit për krime lufte me burgim të përjetshëm e komentoi sot në Twitter ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

“Askush më mirë se ne në Kosovë nuk e kupton rëndësinë e këtij verdikti”, shkroi Pacolli, duke shtuar se “mendimet tona janë me familjet e viktimave të gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë”.

-Advertisement-

Mlladiq sot u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera