Përmirësimi i klimës së biznesit, vendimtare për investimet e huaja
Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 18 Nëntor 2017
Puna që do të bëjmë brenda vendit për të përmirësuar akoma më tej klimën e biznesit, mbetet vendimtare për të përmirësuar investimet e huaja në Shqipëri, tha sot presidenti i Republikës, Ilir Meta i pranishëm në punimet e ditës së dytë të Takimit tre-ditor me ambasadorët e Shqipërisë në botë, “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”, i mbajtur në Tirana Business Park.
Meta shprehu sigurinë se ambasadorët dhe diplomatët shqiptarë nëpër botë do të bëjnë gjithçka për të promovuar turizmin dhe produktet shqiptare, për të rritur interesin e investitorëve të ndryshëm të Shqipërisë.
“Kur vjen puna tek diplomacia ekonomike, besoj tek shembulli sidomos për një vend modest si i ynë që ka një treg relativisht të vogël. Prandaj na duhet të krijojmë sa më shumë shembuj pozitiv këtu që t’i promovojmë jashtë”, tha Meta.
Meta nënvizoi se objektivi i vendit është çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe u shpreh i sigurt se do të vijojnë përpjekjet për të përparuar në ecurinë për 5 prioritetet e BE dhe sidomos për Reformën në Drejtësi.Duke folur për shqiptarët e diasporës, Meta u shpreh se nevojitet një administrim më i mirë i marrëdhënieve me ta.
“Shqiptarët jashtë janë potencial shumë i madh për Shqipërinë. Duhet të marrim anën e mirë të kësaj pasi një nga pjesët më vitale të shoqërisë tonë jeton jashtë vendit. Natyrisht ky është një problem, por edhe një avantazh duke pasur në konsideratë që shumë prej tyre janë të suksesshëm aty ku jetojnë””, tha presidenti Meta.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...


































