Lajme

Dhëndri i shkakton lëndime trupore vjehrrit

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 16 November 2017

Një sherr mes dhëndrit dhe vjehrrit ka gjeneruar në përdorimin e dhunës në një familje në qytetin e Bulqizës, ku i lënduar ka mbetur ky i fundit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:00, ku policia ka marrë një njoftim se në lagjen “Minatori”, Bulqizë po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë është organizuar puna duke ndërhyrë në banesë ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që po ndodhte, mes dy personave duke arrestuar në flagrancë dhëndrin, Halil Gjura, 32 vjeç, banues në Bulqizë.

-Advertisement-

Gjura për motive të dobëta në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj 62 vjeçarit I.H., banues në Fushë-Bulqizë (babai i bashkëshortes së shtetasit H.Gjura), duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera