Auto&Tech

Makina e parë fluturuese del në treg në vitin 2019

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 16 November 2017

Avancimi i teknologjisë çdo ditë e më tepër po i kalon asaj që mund të kishim imagjinuar pak vite më parë. Asnjërit prej nesh nuk do ti shkonte në mendje që shumë shpejtë do të kishte në treg edhe makina fluturuese.

Kompania mëmë e Volvo, Geely, ka fituar licencën për bërjen realitet të makinës fluturuese Terrafugia, duke bërë që automjetet që kalojnë nga rrugët në qiell të jenë një hap më afër realitetit.

“Aeroplani rrugor-ligjor” i Terrafugia, u miratua vitin e kaluar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) për t’u certifikuar si një aeroplan i lehtë për sport, duke hapur rrugën për zhvillimin e automjeteve hibride me peshë deri në 1,800 paund.

-Advertisement-

Pas blerjes, Terrafugia synon dhe informon se më shumë mundësi makina e parë fluturuese do jetë në treg në 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera