F1, Raikkonen “sfidon” Vettelin: Vitin tjetër dua të fitoj
Autori: Gazeta inFokus
08:46 | 10 Nëntor 2017
“Vitin e ardhshëm dua të luftoj për të fituar titullin”. Mesazhi që Kimi Raikkonen ka dhënë gjatë konferencës për shtyp përpara Çmimit të Madh të Brazilit, e parafundit për Botërorin e Formulës 1, është shumë i qartë, ashtu sikurse edhe komenti për sezonin aktual që tashmë i ka dhënë verdiktet e tij.
“Nuk jam i kënaqur me gjithçka është bërë këtë vit, sepse nuk arritëm aty ku donim ne të shkonim. Por them se janë bërë hapa të mëdhenj përpara. Gjithsesi, mund të shkonte më mirë, por edhe më keq”, thotë finlandezi i Ferrarit.
“Plot 10 vite më parë shpallesha kampion bote me Ferrarin – ka vijuar më tej “njeriu i akullt”. – Jam i lumtur për kujtimet që kam këtu në Interlagos, por gjithsesi këto nuk janë gjëra që më ndryshojnë jetën”.
Më shumë sesa të shohë pas, Raikkonen mendon për të ardhmen. “Vitin e ardhshëm dua të luftoj për të fituar. Ferrari kërkon të fitojë, por për këtë duhet të perfeksionohemi edhe në detajet më të vogla që mund të bëjnë diferencën me rivalët tanë. Do të nisemi nga zeroja dhe shpresojmë të bëjmë mirë vitin tjetër. Duhet të mësojmë nga ky sezon që po mbyllim, për t’u përmirësuar, por do të varet nga shumë faktorë, mes të cilëve edhe testet dimërore”.
Mbylljen e konferencës, finlandezi ia ka dedikuar Felipe Massës. “Do të tërhiqet sërish?”, pyeti duke buzëqeshur. “Gjithnjë nëse ndodh, por kjo mbetet për t’u parë”, vijoi ai ngacmimet ndaj ish-kolegut te Ferrari, i cili njoftoi edhe vitin e kaluar tërheqjen nga bota e Formulës 1.
“Me brazilianin kemi pasur shumë marrëdhënie të mira. Kemi fituar dy botërorë si shokë skuadre. Besoj se ishin vite shumë të mira, ndërsa tani i uroj gjithë të mirat në të ardhmen e tij”.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...































