KFOR-i është i gatshëm të ofrojë mbështetje për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
20:57 | 04 Nëntor 2017
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, tha sot se nëpërmjet bashkëpunimit dhe përpjekjeve në nivele të shumta të shoqërisë, të gjithë do të jenë në gjendje të kapërcejnë dallimet dhe inkurajoi të rinjtë që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite të fëmijëve të moshë 10-12 vjeç, organizuar nga KFOR-i në bashkëpunim me “Parkun e Arinjve në Prishtinë”, në parkun e njohur, i cili gjendet në afërsi të Liqenit të Graçanicës.
“Të rinjtë e sotëm janë e ardhmja e Kosovës. Të rinjtë janë plot forcë, vendosmëri dhe energji, të etur për të ndërtuar ura që do të lidhin brezat e ardhshëm. KFOR-i në është i gatshëm në çdo kohë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për të një të ardhme të sigurt për të gjithë popullatën e Kosovës”, tha kreu i KFOR-it.
Ndërsa, Afrim Mahmuti, drejtor në Parkun e arinjve në Prishtinë, nikoqir i këtij evenimenti, tha se janë të fokusuar në krijimin e një vendi për të gjithë, duke përdorur dialogun dhe edukimin për paqe.
“Fëmijët janë pjesë e jona, ne duhet të jemi një shembull për ta, se si duhet të trajtohen njerëzit dhe se si duhet të trajtohen kafshët, pasi kjo është përgjegjësia e jona për jetën tonë të përbashkët në këtë planet.
Fëmijët e të rinjtë janë e ardhmja dhe ne duam që ardhmëria jonë të jetë e ndritshme,” u shpreh ai.Ndryshe, përveç përvojës unike për t’i parë nga afër arinjtë, fëmijët patën mundësinë të diskutojnë për natyrën, mjedisin, kafshët dhe edukimin, e cila u pasua nga lojëra të shumta dhe muzikë.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
































