Fun & Video

Çfarë gjendet aty dhe si jetohet brenda saj: Një nga shtëpitë më të famshme në Britani, e vendosur në mes të autostradës (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 03 November 2017

Ajo është bërë pa dashje një nga monumentet më të famshme të Veriut të Britanisë – shtëpia që qëndron krenare midis autostradës së ngarkuar, që lidh Leeds me Mançesterin.

Për mijëra shoferët që lëvizin me shpejtësi çdo ditë rreth saj, ajo provokon një ndjenjë kureshtjeje dhe intrigash.

E sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse deri më tani ajo ka qenë një lloj “misteri”, tanimë pronarët kanë hapur dyert e tyre për herë të parë, për të parë se çfarë gjendet dhe si është jeta brenda saj.

-Advertisement-

Jeta në mes të një autostrade të ngarkuar nuk mund të jetë e lehtë – por, siç e thonë edhe familja që jetojnë aty, ata nuk do ta ndërrojnë atë për asnjë vend në botë.

Kur Jill Falkingham së pari hyri në derën e shtëpisë së saj të re, mendimet e para ishin disi të ndryshme.

Kjo pasi që qilimat në dhomën e përparme të shtëpisë ishin të mykur, muret ishin të lagur dhe çdo dhomë dukej “seriozisht e dëmtuar”.

Por tetë vjet më pas, shtëpia e famshme në mes të dy autostradave është transformuar në një shtëpi familjare për Jill, burrin e saj Paul Thorp dhe djalin e tyre John-William, katër vjeç.

Ka ende punë për t’u bërë, por shtëpia, e cila daton që nga viti 1737, tani është e ngrohtë dhe e rehatshme, me një zjarr me dru, si dhe një kuzhinë të mirëfilltë.

“Trafiku është shumë afër”, ka thënë ajo për mediat britanike. “Por këtu gjithmonë fryn erë, gjë që e largon ndotjen. Studentët nga Universiteti i Huddersfield morën mostrat e tokës dhe ajrit dhe ndotja në të vërtetë është habitshëm e ulët”.

Megjithatë thotë se zhurma që krijojnë veturat mund të jetë e bezdisshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera