Lajme

Burgjet, emërohen drejtuesit e rinj në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 29 October 2017

Pak orë pas furtunës mbi krerët e burgjeve në vend, ka nisur edhe emërimi i drejtuesve të rinj, të cilët do të mbajnë këtë detyrë derisa të shpallen fituesit që do t’i nënshtrohen konkurrimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko ka prezantuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin drejtorin e ri të këtij institucioni, Arjan Hasani, ndërkohë që të gjithë ata që kanë marrë “timonin” e burgjeve janë pjesë e sistemit penitenciar, si shefa personeli në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, apo shefa policie në burgje, si Agron Hysi apo Surja Malasi.

Komandimi i tyre do të zgjasë derisa të përfundojë dorëzimi i dosjeve të kandidatëve, që do të garojnë për burgjet, te një komision i posaçëm që pritet të ngrihet. Shkarkimin e 8 drejtorëve e njoftoi të shtunën ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se të gjithë ata do të kallëzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërkohë që dy ish-drejtues burgu rezultojnë me precedentë penalë.

-Advertisement-

Celularë e drogë në qeli, futeshin me metoda të ndryshmePavarësisht se një vit më parë hyri në fuqi ligji për dënimin deri në 5 vite ndaj çdo të dënuari që kapet me telefon në qeli, çështja e telefonave vijon të ngelet një problem. Një nga shkeljet e evidentuara për ish-drejtuesit e burgjeve, që tregon se nuk kanë respektuar parametrat e sigurisë në burgje, është pikërisht ky fakt.

Rezulton se, vetëm në Burgun e Lezhës, gjatë kontrolleve të befasishme të 7 muajve të fundit janë bllokuar 70 telefona, ndërkohë që emrat e poseduesve janë referuar në Prokurori. Ndërkohë që në Peqin janë bllokuar 80 telefona, jo vetëm atyre që vuajnë heqjen e lirisë, por edhe të të afërmve të tyre, që kanë tentuar t’i fusin në mënyra nga më të çuditshmet, që nga fshehja në frigorifer dhe në ushqime.

Pas telefonave, të dënuarit preferojnë drogën dhe ky është një fakt. Shumica e rasteve zbulohen gjatë kontrolleve personale, ku veçanërisht femrat, të afërme të të dënuarve, e fshehin drogën në pjesët intime në trupit. Ndërkohë që mënyra më inovative e dy viteve të fundit është edhe ajo e përdorimit të pëllumbave korrierë, sikurse është zbuluar në Burgun e Fushë Krujës.

Drejtorët e shkarkuar:1. Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj3. Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu4. Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci5. Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo6. Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj7. Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci8. Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.

Drejtorët e komanduar:1. Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi3. Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj4. Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile5. Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi6. Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza7. Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula8. Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi9. Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Kocia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera