Fun & Video

Qendra për argëtimin e fëmijëve, kërkon falje që punonjësi frikësoi të vegjlit me maskë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 27 October 2017

Charlotte Nolan nga Kent i Anglisë, është ankuar përmes rrjetit social, ndaj punonjësit të një qendre për argëtimin e fëmijëve, që frikësoi të vegjlit me maskën e papërshtatshme.

Nëna 29-vjeçare, ka treguar se si fëmijët që nuk kishin as tre vjet, kanë ikur të tmerruar nga pamja e frikshme, që zakonisht përdoret në ahengjet për të rritur, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Maska e papërshtatshme

“Nuk e dija që kanë filluar lojërat e Halloween, por këta janë fëmijë dhe duhet të zgjidhen maska më adekuate”, ka thënë Nolan lidhur me rastin.

Pa kaluar shumë kohë, zyrtarë të qendrës e kanë postuar një shkrim, ku kërkojnë falje dhe se thonë që punonjësi ka dashur vetëm të mahitet, teksa maskën tashmë e kanë larguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera