Lajme

Tahiri takohet me hologun nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 27 October 2017

Në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka zhvilluar takime bilaterale  me  ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë,  Etilda Gjonaj, ministrin e Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji, si dhe ministrin e Malit të Zi, Zoran Pazin.

Gjatë këtyre takimeve, ministrat kanë biseduar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian. Ministri Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me vendet fqinje për fuqizimin e sundimit të ligjit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera