Auto&Tech

Porsche lanson version ekstra të Macan Turbo

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 21 October 2017

Porsche ka lansuar një version special të Macan Turbo, në rangun e SUV-ëve Macan, me fuqi ekstra e me çmim shtesë prej 25 mijë eurosh.

I quajtur Macan Turbo Exclusive Performance Edition, ai ka motorin 3.6 litërsh twin-turbo V6 që prodhon 436 kuaj fuqi, që i bie 36 kuaj fuqi më shumë se ai standard turbo, transmeton koha.net.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.4 sekonda para se ta arrijë atë maksimale prej 271 kilometra në orë.

-Advertisement-

Macan Turbo Exclusive Performance Edition kushton 96 mijë euro ndërsa shitja e tij pritet të fillojë në janar të 2018-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera