Lifestyle

I lani flokët përditë? Zbuloni arsyet pse jeni duke gabuar

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 20 Tetor 2017

Të lani flokët tuaj në mënyrë të përditshme nuk është shenjë kujdesi. Përkundrazi, folikulat e flokëve prodhojnë një lëndë natyrale të quajtur sebum i cili mbron flokët tuaj prej agjentëve të jashtëm.

Duke i larë kaq shpesh, kjo lëndë fillon të zhduket duke i bërë flokët tuaj të brishtë. Për një flok dhe lëkurë të shëndetshme të kokës ja se çfarë duhet të keni parasysh:
Një pjesë e mirë e shampove kanë në përbërjen e tyre klorur sodiumi, që nënkupton kripë dhe mund të shkaktojë tharjen e lëkurës. Në përmbajtje ato kanë edhe përbërës si parabeni ose urea-formaldehyde të cilat me kalimin e kohës janë përgjegjësit kryesore të rënies së flokëve. Lexoni me kujdes përbërësit që ta shmangni këtë proces të padëshiruar.
LEXO EDHE
Floktarja publikon pamjet e tmerrshme që tregojnë se si ka ndikuar puna në trupin e saj
Pigmentet të cilët nuk janë natyralë, të përdorur në shampot kolor (me ngjyra) mund të shkaktojnë kruarje dhe acarim të lëkurës.
Prania e sulfatit në larjen e shpeshtë të flokëve i bën ata më të thatë e më të dobët, edhe në krehje. Substancat hidratuese të shampos mund të pengojnë rritjen e folikulave dhe të bllokojnë oksigjenin në rrënjën e flokëve duke ngadalësuar rritjen e tyre në rast e teproni me larje të përditshme të flokëve.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy