Fun & Video

Dorëzohet pasi humb bastin me policinë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 19 October 2017

Një burrë i kërkuar është dorëzuar në polici pasi ka humbur një bast që e kishte bërë me zyrtarët policorë në Facebook.

Michael Zaydel nga Michigani, kishte premtuar se do të dorëzohej nëse postimi i policisë për arrestimin e tij do të merrte më shumë se 1 mijë shpërndarje në Facebook.

21-vjeçari madje kishte premtuar se departamentit policor të Redford Township do t’u sillte edhe petulla nëse do të fitonin bastin në Facebook.

-Advertisement-

“Nuk jam i brengosur për këtë punë. Nëse postimi juaj i ardhshëm merr 1 mijë shpërndarje do të dorëzohem vetë me disa petulla. Ky është premtim”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Koha.net.

“Do të mbledh çdo letër afër shkollave publike, te shohim nëse ju mund t’i arrini ato shpërndarje.

Policia në një postim kishte shkruar se ai “mund të mos jetë burrë i fjalës”, duke shtuar se “në bazë të përvojës sonë ai do të kapej një ditë. Ka marrë vëmendjen e njerëzve dhe do ta ketë të vështirë të fshihet nga realiteti”.

Postimi i policisë mori më shumë se 4 mijë shpërndarje, derisa policia falënderoi njerëzit që u ndihmuan të sigurojnë këtë numër shpërndarjesh.

Të mërkurën, Zaydel u dorëzua në polici, duke mbajtur premtimin. Me vete kishte marrë edhe petullat.

“Zaydel mbajti premtimin duke u dorëzuar në polici. Ai erdhi këtu vetë dhe solli edhe petulla”.

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera