Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” drejt dështimit
Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 19 October 2017
Projekti për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re” po shkon drejt dështimit për shkak të kërkesave joreale që në vazhdimësi ka kompania “Contour Global”. Por në anën tjetër, zyrtarisht zyrtarë të Qeverisë së Kosovës po e mohojnë një gjë të tillë.
Projekti për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re” po shkon drejt dështimit, pasi kompania “Contour Global”, e përzgjedhur si kompania fituese për ndërtimin e këtij termocentrali, në vazhdimësi ka kërkesa financiare për institucionet e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Institucionet e vendit po ngurrojnë të nënshkruajnë kontratën me kompaninë në fjalë pasi që sipas parashikimeve një megavat orë energji elektrike në termocentralin e ri do të prodhohej me mbi 80 euro nga më pak se 30 euro sa është aktualisht.
“Në kohën kur do të aktivizohet termocentrali i ri energjia elektrike do të shtrenjtohet së paku për 40 euro. Qeveria e Kosovës po ngurron që ta nënshkruajë kontratën”, kanë bërë të ditur burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu sipas këtyre burimeve kompania në fjalë ka kërkuar mbështetje nga Qeveria e Kosovës që t’i mbulojë të gjitha shpenzimet operative deri në fillimin e punimeve e të cilat kanë një kosto prej rreth 20 milionë eurosh.
“Po ashtu kjo kompani ka edhe shumë kërkesa të tjera për Qeverinë e Kosovës”, ka bërë të ditur burimi në fjalë.

T� tjera
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...


































