Gjykata sot jep vendimin për Sulejman Osmanin nga grupi “Kumanova”
Autori: Gazeta inFokus
08:11 | 19 Tetor 2017
Gjykata në Shkup në sot është paraparë ta jep vendimin për Sulejman Osmanin, i akuzuar në rastin Kumanova. Gjykimi i Osmanit është bërë ndarazi nga pjesëtarët e tjerë të grupit “Kumanova”.
Ai një seancë të mbajtur ditë më parë ka dhënë fjalën përfundimtare, ku ka mohuar aktakuzën për terrorizëm dhe ka theksuar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij nuk qëndruan në Kumanovë për të mbrojtur as Ali Ahmetin e as Nikolla Gruesvkin, por për të avancuar të drejtat e shqiptarëve.
“Në Maqedoni nuk kemi ardhur as për Gruevskin dhe as për Ali Ahmetin ashtu siç flitet, por ne jemi këtu për shqiptarët, që të mos ketë më raste të montuara ashtu siç edhe ka pasur më parë. Unë ju flas në emër të UÇK-së dhe ju them se nëse duan të kenë bashkëjetesë me shqiptarët do të duhet të plotësohen të drejtat e tyre dhe të mos ketë raste të montuara politike. Të arrestuarit e logjistikës janë të pafajshëm, ata nuk i njoh, ata janë të varfër dhe i keni arrestuar pa pikë faji”, tha i akuzuari Sulejman Osamni.
Prokuroria në fjalën përfundimtare tha se deri më tani është vërtetuar se i akuzuari Sulejman Osmani ka marr pjesë në sulmin e Gushincës dhe në Lagjen e Trimave dhe për këtë arsye kërkojmë që i njëjti të gjykohet në bazë të veprave që janë ngritur ndaj tij, për terrorizëm dhe organizatë terroriste.
Ndërkohë avokati Naser Raufi tha se mos pranimi dëshmitarëve të palës mbrojtëse me arsyetim se nuk janë relevant dëshmon se gjykatë nuk dëshiron të zbardh rastin.
“Nuk ka asnjë arsye që të mos pranohen provat tona dhe arsyetimi që dha gjykata te grupi me 37 të arsyetuar nuk mban. Ai arsyetim tregon se trupi gjykues nuk do të zbardhet ky rast. Në këto prova ishin të propozuar struktura e sigurimit, ishin të propozuar politikan që janë të njoftuar dhe kanë njohuri për këtë lëndë”, deklaroi avokati Naser Raufi.
Raufi gjithashtu theksoi se Osmani gjatë seancës ka theksuar se Mirsad Ndrecaj është vrarë më pas pasi i njëjti edhe pa mos e parë obduksioni e dinte se ku ka qenë i plagosur .
“Ky i akuzuar është kategorik se i ka parë 4 vetë që janë dorëzuar. Ai e përshkuan edhe Mirsad Nrecajn, se ku është i plagosur nuk mund të dijë vendin pasi që nuk e ka par CD e obduksionit. Ky i akuzuar shumë më vonë është ekstraduar në Maqedoni”, shtoi Naser Raufi.
Sulejman Osmani ishte personi i parë që u dorëzua në lagjen e trimave më 9 maj dhe më pas duke i treguar aratimin policisë të marrë nga stacioni policor në Grushinë u arratis. Ai pas disa muajsh u arrestua në Kosovë dhe më pas u ekstradua në Maqedoni.

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...































