Ekonomi

Zgjedhjet Lokale i kushtojnë 5 milionë euro buxhetit të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 16 October 2017

Në kuadër të mbarëvajtjes të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të angazhoj mbi 20 mijë komisionerë nëpër të gjitha qendrat e votimit, në Republikën e Kosovës.Kështu ka theksuar për Telegrafin kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.Ajo ka thënë se të drejtën për të votuar në këto zgjedhje, e kanë mbi 1 milionë e 900 mijë qytetarë.

Zgjedhjet e reja përveç angazhimit të shumë njerëzve, do ta kenë edhe një kosto prej 4.5 milionë deri në 5 milionë euro.Gara për të ata që synojnë ta marrin timonin e komunave, ka qenë shumë e dendur dhe me një numër shumë të madh të kandidatëve, duke bërë kështu që pothuajse të gjithë komunat të shkojnë në garën e balotazhit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për asamble komunale.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy